Alban Muja performance artistike ne SHBA
Artisti nga Kosova Alban Muja u paraqit dje ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes me nje performance artistike e cila vjen nen titullin Whats In A Name ne te cilen paraqiten kater punime te Mujes video-instalacione duke filluar nga vepra e tij Free your mind Palestina Tibet dhe Blue wall red donor. Muja i cili eshte perzgjedhur pjese e nje programi per shkembimin e artisteve nga Europa dhe Azia u paraqit ne UnionDocs me vepra te cilat artisti i ka realizuar nder vite. Performanca e tij Whats In A Name vjen si nje eksplorim qe ben artisti ne lidhje me zgjedhjen e emrave te njerezve emertimin e rrugeve institucioneve dhe vendeve te tjera dhe se si kjo ndikon ne perceptimin tone ndaj tyre. Free your mind eshte video-instalacion i Mujes realizuar ne vitin 2004. Per realizimin e tij ai eshte frymezuar nga nje video e artistes Marina Abramovic. Per tu cliruar nga ndikimi i artisteve te tjere te njohur Muja permend emrat e artisteve dhe i perserit ata deri ne momentin kur emrat e tyre nuk kane asnje kuptim per te. Palestina eshte nje video e vitit 2005. Palestina eshte emri i nje vajze shqiptare e cila flet ne kete video per historine e emrit te saj dhe per menyren se si prinderit kane vendosur ta quajne keshtu. Nepermjet kesaj videoje Alban Muja ka dashur te prezantoje rendesine e interpretimit dhe influencen e lajmit ne shoqerine globale perfshire edhe lajmet qe kane te bejne me ngjarje tragjike dhe trishtuese sic eshte rasti i konfliktit ne Palestine. Tibet eshte thuajse e ngjashme me videon Palestina dhe ne kete rast kemi te bejme me nje emer tjeter te pazakonshem. Videoja eshte realizim i vitit 2009. Blue wall red door Muri i kalter dera e kuqe eshte punimi i katert me te cilin Muja prezantohet ne kete ekspozite. Ky eshte nje dokumentar qe i perket gjithashtu 2009-s dhe perqendrohet ne menyren se si orientohen njerezit ne Prishtine dhe cili eshte objekti kryesor per ta apo ndertesa te cilen e perdorin per orientim.