Van Goghu kosovar nje drame edhe per lexuesin
Keto dite doli nga shtypi drama Van Goghu kosovar e dramaturgut nga Kosova Ilir Muharremi. Drama ka ne qender te vemendjes nje piktor 22-vjecar i cili perjeton momente te veshtira gjate periudhes se rinise gje qe i kushton shume shtrenjte ne fazat e mevonshme te jetes. Ne lufte ushtria serbe i vret nenen babane dhe motren. I tmerruar nga masakrimi i familjes ai kalon ne skizofreni. Tere ngjarja pasqyron jeten e tij prej skizofreni nga e cila ne fund nuk mund te sherohet ndaj si strehe gjen cmendine. Fqinji qe banonte perballe shtepise se tij eshte i pari qe zbulon skizofrenine e tij. Para botimit drama eshte ngjitur ne skenen nen regjine e Hazir Hazirit ndersa eshte shfaqur edhe ne Shqiperi Mal te Zi e Maqedoni. Si ne lojen e aktoreve ne konceptin regjisorial dhe ne kompozicion dramatik strukture vepra eshte konsideruar e suksesshme. Prandaj vendosa ta botoj si liber qe adhuruesit e teatrit po ashtu edhe njerezit e thjeshte te kene ne duar nje veper psikologjike me nuanca te absurdit dhe ekspresionizmit thote autori. Pas Prishtines e Shkupit pritet qe botimi te shperndahet edhe ne Shqiperi.