E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkimi i Italise sjell Otellon ne Tirane

Teatri Kombetar i Operes dhe Baletit po pergatitet per venien ne skene te operes Otello te kompozitorit italian Giuseppe Verdi. Nen interpretimin e solisteve te TKOB-se dhe me pjesemarrjen e tenorit italian Leonardo Gramegna Otello vjen si nje bashkepunim italo-shqiptar per te kremtuar ne kryeqytetin tone bashkimin e Italise ne 150-vjetorin e saj

Otello opera e parafundit e kompozuar nga Giuseppe Verdi po pergatitet per tu ngjitur ne skenen e Teatrit Kombetar te Operes e Baletit. Edhe nje here behet fjale per nje bashkepunim italo-shqiptar. Kesaj here bashkepunimi e ka edhe nje arsye te forte. Opera Otello vjen me rastin e festimeve ne kuader te 150-vjetorit te bashkimit te Italise. Ne kete menyre edhe vendi yne duket se u bashkohet festimeve te medha qe po organizohen edhe pertej detit me rastin e kesaj feste kombetare. Opera Otello qe bazohet ne tragjedine me te njejtin titull shkruar nga Uilliam Shekspir dhe qe vjen me regji te Nikolin Gurakuqit u shfaq per te paren here me 5 shkurt te vitit 1887 ne teatrin La Scala te Milanos. Libretisti Arrigo Boito dhe Verdi eliminuan aktin e pare te tragjedise shekspiriane me qellim qe ta permblidhnin sa me shume te ishte e mundur tragjedine. Me Otello Verdi u kthehet edhe nje here temave shekspiriane me te cilat nuk ishte perballur me qysh prej kohes se Makbethit 1847. Per versionin francez te vepres e cila u ngjit ne skene me 12 tetor te vitit 1894 ne Teatrin e Operes se Parisit Verdi kreu disa ndryshme ne partiture. Ndryshimi me i madh i perket shtimit te kercimit ne aktin e trete sipas kerkesave franceze. Verdit i ishte dashur te vepronte njesoj edhe me operat Makbeth dhe Il trovatore kur ato u shfaqen ne Paris nje nderprerje te cilen e konsideronte si nje monstruozitet Ne zemer te veprimit te nderpritet per nje balet. Otello e Verdit u kompozua pas nje heshtjeje te gjate nga ana e tij opera e meparshme Aida u shfaq ne vitin 1871. Otello permban mjaft elemente te reja ne krahasim me veprat e meparshme te Verdit qe shume eksperte te epokes e konsiderojne si nje frymezim vagnerian. Sipas eksperteve me krijimin e Otellos se Verdit gjendemi perballe nje ngjarjeje te madhe per teatrin muzikor. Sipas tyre rendesia e kesaj ngjarjeje nuk ka te beje edhe aq me vlerat muzikore te vepres se sa me rrethanat qe e shoqeruan. Otello eshte ndoshta vepra e fundit me e madhe e kompozitorit italian. Nder te tjeret ekspertet vleresojne se Otello eshte maja me e larte qe eshte arritur deri me tani ne muziken italiane operistike.

Asnje veper e meparshme e Verdit nuk eshte realizuar kaq qartesisht ne tragjizmin e saj dhe ne kete kuptim keqardhja e Otellos dhe puthja e fundit ne kete opere jane nje mbyllje e vepres qe duhet te rrefeje te gjithe rrugetimin e protagonistit mes dy kaheve te mires dhe se keqes. Otello i drejtuar drejt katastrofes se pasionit qe te verbon nga ajo dehja fillestare shfaqet ne finale me vdekjen e dyfishte. Me operen Otello Verdi arrin piken kulminante te leximit te njeriut dhe te spektaklit te jetes permes ndodhive njerezore.

Ne Tirane kryevepra e Verdit do te vije nen interpretimin e solisteve Ylber Gjini Manjola Konjari Marjana Leka Irini Nikolla ndersa eshte ftuar nga Italia edhe tenori italian Leonardo Gramegna. Orkestra do te drejtohet gjithashtu nga nje dirigjent italian. Behet fjale per Fabio Pironen i cili eshte nje drejtor orkestre e nje muzikant me te dhena te shkelqyera diskografike. Edhe skenografia i eshte besuar italianit Alfredo Troisi. Otello do te ngjitet premiere me 17 nentor per te vijuar me pas edhe ne datat 19 21 dhe 23 te po ketij muaji.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›