E Diel, 1 Nëntor 2026

Pëllumb Xhufi: Vetëm një kompromis: Zgjedhje të parakohshme!

Pëllumb Xhufi, një ndër eksponentët kryesorë të LSI deri në momentin kur kjo parti iu bashkua qeverisë Berisha në 2009, komenton votën e 8 majit dhe pasojat e saj në jetën politike. Xhufi shprehet se PS mori një fitore të madhe, por edhe një leksion të madh politik. Ai thotë se opozita nuk iu drejtua siç duhej votuesit të LSI, për ta bërë pjesë të projektit opozitar. Sipas tij, qeveria aktuale ose do lëshohet si një makaron i zier, ose do kryejë, nga frika, ndonjë hata më të madhe se ajo e 21 janarit

Nga: Skender Minxhozi, MAPO

Si e komentoni rezultatin elektoral të 8 majit? Kush fitoi, opozita, e cila mori qytetet më të mëdha, apo pozita, e cila fitoi atë që quhet vota popullore?

Më duket se përgjigjen e vërtetë kësaj pyetja mund ta marrim nëse për një çast i largohemi kushtëzimit psikologjik që vazhdon të ushtrojë tek të gjithë ne rasti i bujshëm i Tiranës. Me qetësinë e distancën e duhur, do mund të dallonim jo më një fitore, atë matematike, por disa fitore historike, që janë të tilla për gjithë shqiptarët, në përgjithësi, përpara se të jenë vetëm e thjesht fitore për opozitën. Në këto zgjedhje, populli shqiptar i dha një përgjigje ndëshkuese esadistëve të rinj të Shqipërisë, të cilët që prej 20 vjetësh kanë futur farën e përçarjes dhe që në fakt po punojnë për të realizuar projektet e vjetra për zhbërjen e shtetit shqiptar. Me votën e tyre shqiptarët e bashkuar rreth frymës kushtetuese, pra pa dallim krahine, feje apo ideje, ndëshkuan atë prirje politike, që në këto vite ka abuzuar me ndjeshmëri të caktuara, për ti ndërsyer shqiptarët kundër shqiptarëve. Me votën e tyre, qytetarët e Shqipërisë që nga Hasi e Velipoja e deri në Konispol e Kolonjë, i kanë dhënë që tani opozitës mandatin të bashkojë e të drejtojë shqiptarisht vendin. Kështu e shoh unë votën e 8 majit. Dhe opozita duhet të bëhet e ndërgjegjshme për dimensionin kombëtar të kësaj vote popullore, që ndoshta i erdhi papritur, sepse në fakt nuk ka bërë ndonjë investim kushedi se çfarë në këtë drejtim, por që është një fitore krejt e veçantë, është me përmasa që shkon shumë e shumë përtej shamatës së Tiranës, dhe që paralajmëron një fitore të saj të madhe në zgjedhjet e përgjithshme.

Opozita ka arritur gjithashtu një tjetër fitore, ku merr pjesë i gjithë kombi: i ka kthyer Shqipërisë Himarën, që PD e Sali Berishës dhe shpura e mercenarëve të tij ia shiti pa iu dredhur dora sekserit të Athinës, Nikolas Gaxojanit, ashtu siç shiti detin e varret e shqiptarëve, dhe ashtu siç po bëhet gati të shesë edhe nderin, dinjitetin e identitetin e tyre nëpërmjet një regjistrimi të standarteve otomano-bizantine, që i ka imponuar Athina.

PS duhet ta dijë, se me vendimin për të garuar për Bashkinë e Himarës, jo për sy e faqe, ka dhënë një provë dinjiteti e vlere kombëtare dhe me këtë ka vënë një hipotekë të fortë në zemrat e gjithë shqiptarëve. Edhe ky është një avantazh, që e vë opozitën në pararojë të mbrojtjes së interesave kombëtare dhe e lë pozitën e djathtë në gjirizet e qelbura të së kaluarës esadiste të politikës shqiptare.

Ja pse unë do të prisja që megjithatë, drejtuesve të PS tu qeshte sot fytyra, dhe jo thjesht se matematikisht kanë fituar zgjedhjet. Falë një shtytjeje e një shkundjeje të fuqishme popullore, ata konstatojnë papritur se kanë shtënë në dorë disa fushë-beteja vendimtare për zhvillimet e ardhshme. Nga ana tjetër, nuk më duket gjë e pakët që PD dhe Sali Berisha u demaskuan përfundimisht si vrasës të zgjedhjeve të lira në Shqipëri, autorë të krijimit të një sistemi liberticid, që prej 20 vjetësh e ka goditur sistematikisht demokracinë në thembrën e saj të Akilit, në zgjedhjet e lira. E bashkë me kryeministrin kobëzi, u demaskuan edhe shumë të tjerë: puthadorë nga halli apo nga malli, nëpunës të trembur, gjyqtarë të korruptuar, policë të inkriminuar, OJQ-istë të paskrupullt, gazetarë e intelektualë të rreshtuar. U demaskua përfundimisht edhe kolona e pestë e Berishës brenda vetë PS. Të gjithë e panë se si të gjithë këta, si me sustë, kërcyen në mbrojtje të fitores së Saliut, sapoqë ky u bëri shenjë. Në fund, falë trasparencës së ofruar bujarisht nga qeveria, e cila parashikonte të jepte spektakël me fitoren e saj të kopsitur në zyrat e Ministrisë së Brendshme e të KQZ-së, dhe për shkak të disa detajeve që nuk shkuan sipas parashikimit, partnerët tanë ndërkombëtarë, mundën të shohin live, sesi funksionon demokracia e burrit të shtetit.

Sido që të shkojë çështja e Tiranës, nga nesër e tutje bota do sillet ndryshe me Sali Berishën. Së fundi, zgjedhjet e majit thelluan krizën demokratike brenda PD: ai që nga shumë demokratë u pa si një alternativë e z. Berisha, kandidati Basha, i zhgënjeu të gjithë me pavendosmërinë për të bërë një gjest politik, që do e kishin duartrokitur të gjithë, që edhe në planin personal do e lançonte drejt një të ardhme premtuese, madje duke zbehur edhe mëkatet e rënda që kanë shoqëruar karrierën e tij të shkurtër politike. Z. Basha vërtetoi se është një krijesë e kryeministrit-demiurg. Për rrjedhojë, PD vazhdon të mbetet një parti me të ardhme plot re e shtërngata, që vazhdon të drejtohet nga i njëjti njeri, por tashmë gjithnjë e më e dobët, më i plakur e më i braktisur. Për të pranuar një trashëgimtar të ri, Berishës do ti duhet të luftojë plot 20 vjet të tjera me veten e tij. Nuk e di nëse i gjithëfuqishmi do tia japë këtë mundësi.

Megjithatë, duhet thënë se PS ka marrë edhe nje mësim të mirë nga këto zgjedhje. Një forcë serioze politike, një forcë e majtë demokratike që duhet ti kërkojë rrënjët e saj tek ata që bënë Shqipërinë, tek Rilindasit, nuk mund të tallet me gjëra të shënjta, siç bëri PS kur me ndryshimet në Kushtetutë e në Kod, mundësoi goditjen e rëndë të themeleve të shtetit e të demokracisë. E pra, pasojat e kësaj përmbysje kushtetuese e ligjore të bërë në vitin 2009, kapriçon e një momenti kur drejtuesit e PS përqafuan iluzionin berishian të ndërtimit të një pushteti të amëshuar, po i paguan sot demokracia shqiptare dhe vetë Partia Socialiste. Ju kujtohet, pikërisht këtu tek revista juaj, një eksponent i PS deklaronte në prag të zgjedhjeve të vitit 2009, se ndryshimet kushtetuese ia dhamë Saliut, se përndryshe ai nuk na jepte ndryshimet në ligjin zgjedhor. Më nep, të nap, thoshte i paharruari Tano Banushi. Iluzion i kotë. Sepse, siç e kam thënë vazhdimisht atë kohë, ideatori dhe përfituesi i vetëm si i ndryshimeve kushtetuese, ashtu edhe i atyre kodore, ishte Sali Berisha, i cili ndërkohë kishte gjetur tek udhëheqja e PS disa ekspertë zgjedhjesh, në fakt kolaboracionistë, që i kontrabanduan ndryshimet vrastare të tij si vullnet i përbashkët PD-PS.

Sa ju kujton kjo që po ndodh, skandalin elektoral të viteve 90, atë të votimeve të 26 majit 1996?

Po, unë mendoj si shumë e shumë të tjerë, që me vënien dorë në votën e shqiptarëve, qeveria e mazhorancës e ka rrokullisur përsëri vendin në honet e frikshëm të viteve 1996-1997. Asnjëherë, as edhe në vetë vitin 1996, komuniteti ndërkombëtar nuk është shprehur aq qartë për dështimin elektoral të rradhës e për përgjegjësit e tij. Askush nga miqtë e djathtë të Berishës nuk shpenzon qoftë edhe një fjalë për ti ardhur në ndihmë transvestitit politik, të pranuar nga halli në klubin e tyre. As edhe vetë zonja Doris Pack, që deri pak kohë më parë bënte be e rrufe për ndershmërinë prej malësori të tij. Ashtu si atëherë, kur të vetmit bashkëbisedues që i kushtonin ndonjë minutë kohë, ishin personazhe me fytyra e me emra tipike mafioze, si Porcari apo Trafficant, tani Berishës i sillet rrotull një malok austriak, me emrin Grossruck. Por edhe ky, siç thuhet, e ka hallin të bëjë ndonjë lek, sa kohë që vazhdon të mbetet në

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›