E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet. KSHZ shpall rezultatet përfundimtare

Konference shtypi, KSHZ

SHKUP- Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni shpalli sot rezultatet përfundimtare zyrtare, nga zgjedhjet e 5 qershorit, pas përfundimit të afateve për ankesa.

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në zgjedhjet e 5 qershorit në Maqedoni kanë votuar gjithsej 1.156.449 qytetarë apo 63,48 për qind e personave të regjistruar në listat zgjedhore.

Koalicioni Për Maqedoni më të mirë i kryesuar nga VMRO-DPMNE fitoi 438.138 vota, koalicioni i kryesuar nga LSDM 368.496, BDI 115.092, PDSH 66.315 vota. informoi kryetari i KSHZ-së, informoi kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko.

Sipas KSHZ-së, 1.124.064 fletëvotime janë të vlefshme, 31.985 nuk janë të vlefshme, ndërsa 665.449 janë të papërdorura.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›