FOTOT E JASHTEZAKONSHME: Pasagjerët mësojnë se avioni i tyre ka marrë flakë
Era e një motorri që digjet, zjarri që duket nga dritarja, pasagjerë që luten për shpëtim, kjo është një skenë drithëruese që do çonte në panik çdo njeri. Gjithkush do bënte pyetjen: A do të vdes?
Këto janë fotot reale, të shkrepura nga një fotograf i Reuters, që ndodhej me familjen e tij në një avion Airbus A330, që fluturonte nga Singapori në Xhakarta. Për fat të mirë, piloti arriti ta ulte avionin, megjithatë pasagjerët ishin tmerruar për vdekje.
Fotoreporteri thotë se po flinte kur dëgjoi një shpërthim të fuqishëm s një bombë. Gruaja e kapi për dorë dhe i tha: A dëgjon diçka që po digjet. Avioni nisi të dridhej gjithmonë e më shumë. Mbaja fort dorën e gruas dhe e shikoja në fytyrë teksa lutej. Dy fëmijët i kisha për herë të parë në një udhëtim. Pashë nga dritarja, flakë. Më pas iku energjia elektrike, kujton ai.
Në këtë moment lindi edhe instikti i tij gazetaresk. Ai mori kameran dhe shkrepi fotot.
Avioni u detyrua të kthehej sërish në Singapor dhe piloti e uli atë me zotësi. Ekspertët po hetojnë për zjarrin. Ata thonë se është diçka shumë e rrallë.



