E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pëllumbi: Duhet të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme

Ish-kryetari i Kuvendit Servet Pëllumbi duke analizuar situatën politike në vend deklaroi se duhet të shpallen zgjedhjet e parakohshme në vend. I ftuar në studion e "Ora News" Pëllumbi theksoi se në situatën kur Parlamenti nuk funksion atëherë vendi duhet të shkojë në zgjedhjet e parakohshme.
"Ne jemi në një krizë politike, pasi dy aktorët kryesorë nuk merren vesh situata është e vështirë" theksoi Pëllumbi duke shtuar se vendi do të shkonte në normalitet nëse do të shpalleshin zgjedhjet e parakohshme.
Ndërkohë duke analizuar situatën politike në vend Pëllumbi e cilësoi këtë situatë si jo normale dhe se demokracia është imituese dhe jofunksionale. Pëllumbi duke analizuar klasën politike në vend theksoi se në Shqipëri nuk ka politikë por një monopolizim të politikës sipas interesave të pushtetit duke shtuar se parlamenti nuk është demokratik pa opozitën në sallë.
Ndërkohë në lidhje me bojkotin e PS-së ndaj Parlamenti ish-kryetari i Kuvendit Servet Pëllumbi e cilësoi atë si të justifikueshëm por që e rezauroi veten dhe tashmë deputetët socialist duhet të futen në Kuvend për ta bërë atje luftën politike. Ai gjithashtu e cilësoi si të gabuar deklaratat e opozitës për rifillimin e protestave duke theksuar se PS-ja duhet të bëjë njëkohësisht edhe betejën në Kuvend edhe protestat. Sipas tij bojkoti i bëri favore opozitës pasi pas 28 qershorit i bëri një shkundje dhe kjo i vleu asaj për t'u rikthyer aksionit politik. "Bojkoti e bëri opozitën të shifte pozicionet e veta dhe të kuptonte se çfarë kishte ndodhur dhe duke e bërë kauz zgjedhjet ajo u pozicionua tek misioni i saj" theskoi Pëllumbi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›