Hetuesit: Arma e Romeo Lekës nuk kishte plumba

Arma që mbante në dorë pengmarrësi Romeo Leka ishte pa plumba. Ky është konkluzioni që ekspertët dhe hetuesit e kriminalistikës ka nxjerrë pasi kanë vërtetuar provat dhe kanë kqyrur armën. Hetuesit kanë vërtetuar se në armën që pengmarrësi Romeo Leka e mbante në dorë në momentin që mori peng 19-vjeçaren Lori Hatellari nuk kishte plumba.
Ndërkohë që aktualisht Romeo Leka që prej ditës së premte qëndon në dhomat e parburgimit të drejtorisë së policisë së Tiranës në pritje të masës së sigurisë e cila do të jetë ditën e martë në Gjykatën e Krimeve të Rënda. 25-vjeçari nga Lezha do të përballet me tre akuza përpara togave të zeza atë të vjedhes së bankës, për armëmbajtje pa leje dhe për rrëmbim personi.