Pellumbi e Agolli: Rama eshte jashte realitetit
Servet Pellumbi eshte shprehur dje se situata politike ne vend eshte teper kritike dhe se PS duhet te luftoje fuqishem, me te gjitha menyrat ne Parlament. Keshtu, pas grupit te deputeteve te rinj ne Partine Socialiste, si Damian Gjiknuri, Ilir Gjoni apo Ditmir Bushati, te njohur si perkrahes te Edi Rames, vendimi i selise roze per t’iu rikthyer marredhenieve te kushtezuara me Kuvendin, eshte kritikuar edhe nga te veteranet e kesaj partie. Dy ideologet e se majtes shqiptare, Servet Pellumbi e Dritero Agolli, kane zhvilluar nje takim, ku kane diskutuar per situaten politike dhe me pas, qendrimet e tyre i kane bere publike edhe per mediat. Pellumbi tha se, mbeshteste qendrimet e shprehura nga Agolli ne nje te perditshme ne Tirane, permes se cilave shkrimtari kritikonte strategjine e Edi Rames qe nga fushata elektorale e deri me sot. Ai shkon me tej, duke thene se veprimet e Edi Rames jane jashte realitetit. Dy figurat historike te Partise Socialiste e shohin jashte realitetit dhe te pavend edhe rikthimin tek protestat, pasi Pellumbi argumenton se ato nuk paten rezultat. Deklaratat e ish-nenkryetarit te PS, njeheresh anetar i Asamblese se kesaj partie dhe njeri nder personat me me meshe kane ardhur direkt pas takimit me patriarkun socialist, shkrimtarin Agolli ne shtepine e ketij te fundit. “Do te thoja se, kjo eshte nje vizite miqesore, per dy njerez si Agolli dhe une qe kemi lidhur ngushte jeten politike me Partine Socialiste, doemos qe kemi diskutuar dhe per kete ceshtje, qe eshte nisma e PS per te bojkotuar votimin e ligjeve ne Kuvend. E rendesishme eshte qe ne qe jemi pak te moshuar, kemi qene themelues te PS, shqetesohemi per aspekte te vecanta, te cilat ne mendojme se nuk jane ne ate nivel qe kerkon koha. Ne kete kuptim dhe mbase z.Agolli ka shprehur ndonje mendim ndryshe dhe ne keto verejtje. Une mendoj se keto verejtje te Driteroit, duhet te degjohen me vemendje nga lidershpi i PS”, tha Pellumbi ne interesim te mediave. Duke patur parasysh nismen me te fundit te PS per te mos votuar asnje ligj ne Kuvend, si ish-kryetar Parlamenti, Pellumbi vlereson se opozita e ka vendin ne Parlament dhe se miratimi i ligjeve eshte pergjegjesi per kedo ligjvenes. “Mendimi im per kete ceshtje eshte se forca me e madhe, PS eshte ne Parlament, ka 64 deputete dhe PS te beje nje loje parlamentare me te gjitha format dhe te gjitha menyrat. Nuk perjashtoj as edhe largimin nga votimi per raste te vecanta, por gjithsesi mendoj se lufta ne institucione, lufta ne Parlament duhet te konsiderohet fronti kryesor”, eshte shprehur ish-nenkryetari i PS, njeheresh ish-kryetar i Kuvendit. Pellumbi vleresoi gjithashtu se te dyja palet po perpiqen te fitojne kohe me vendimet qe marrin. “Situata politike ne vend eshte kritike, por une mendoj se te gjithe tani keto po behen per te shtyre kohen, dhe ne radhe te pare kerkon te fitoje kohe kryeministri, mazhoranca te kaloje pushimet, te kaloje gushtin qe eshte pushim politik jo vetem per ne por dhe per Evropen, dhe pastaj vjen vjeshta dhe pastaj me te ardhur me te pare”.