PS: Pa transparence s’ka reforme zgjedhore
Ne emer te selise roze edhe deputetja Shega Ligori, theksoi dje se deputetet socialiste nuk do te votojne asnje nisme, per sa kohe qe nga mazhoranca nuk pranohet transparenca e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Dhe aq me pak nuk kane ndermend te terhiqen nga nje qendrim i tille ne te ardhmen. Sipas saj, ne nje situate te tille, ku me cdo menyre, mazhoranca po pengon transparencen dhe po cenon demokracine, nuk mund te kete bashkepunim. “Ne do te vazhdojme qendrimin tone te palekundur, per te mos lejuar shkeljen e transparences. Nuk do te japim votat tona ne nje situate ku mbahet peng transparenca dhe vota e lire” tha Ligori. Ajo theksoi edhe nje here keshtu, qendrimin e grupit socialist, qe mesa duhet, eshte i vendosur qe te mos heqe dore nga marredhenia e kushtezuar me Kuvendin, per sa kohe qe mazhoranca nuk pranon transparencen e zgjedhjeve parlamentare te 28 Qershorit. “Problemi kryesor i zgjedhjeve te 28 qershorit ishte moszbatimi i kodit dhe mosrespektimi i ligjit. Per aq kohe sa nuk do te behet transparenca dhe nuk do te ndeshkohen para ligjit pergjegjesit, nuk mund te kete nje reforme te re zgjedhore. Per aq kohe sa ne Shqiperi vazhdon te sundoje kultura e moszbatimit te ligjit, kultura e mosndeshkueshmerise, PS nuk gjen asnje arsye qe te behet pjese e nje pseudoreforme elektorale. Pa u bere transparenca, nuk ka asnje reforme zgjedhore, nuk ka konsensus per asnje ligj ne Parlament”, ka deklaruar dje Ligori.
Kete qendrim, deputetet socialiste, e aplikuan ne grup ne seancen plenare te se enjtes. Pikerisht ne momentin e nisjes se votimit per projektligjet e rendit te dites, kryetari i grupit socialist, Gramoz Ruci, lexoi vendimin e grupit dhe se bashku me deputetet e majte, bojkotuan seancen plenare. Nderkohe qe socialistet, premtojne se ky eshte vetem hapi i pare ne “luften” e nisur per transparence. Ata theksuan pershkallezim te protestave dhe te qendrimeve te tyre ne te ardhmen, e pohuar dje edhe nga deputetja Ligori, veprime te cilat mbeten ende te pazbuluara.