Obama: Ambasadori yne ne Shqiperi
Aleksander Arvizu eshte emri i propozuar nga Presidenti amerikan Barak Obama per te marre postin e Ambasadorit te Shteteve te Bashkuara ne Shqiperi. Nje dite me pare, kreu i Shtepise se Bardhe publikoi emrat e disa zyrtareve te larte qe do te sherbejne si ambasadore ne vende te ndryshme. “Jam i lumtur qe pranuat te jeni pjese e administrates qe drejtoj. Jam i sigurt se ata do te sherbejne me aftesi ne rolet e tyre te reja dhe shpreh kenaqesine te punoj me ta gjate muajve dhe viteve ne vazhdim”, tha Obama, duke shprehur me tej bindjen se diplomatet do te jene te suksesshem ne perfaqesimin e diplomacise amerikane. Aleksander Arvizu, nje diplomat ne karriere, ne rangun e keshilltarit ministror mban aktualisht postin e Drejtorit te Zyres se Zhvillimit te Karrieres dhe Pozitave ne Departamentin Amerikan te Shtetit. Ai ka sherbyer me pare si zevendes Ndihmes Sekretar ne Byrone e ceshtjeve te Azise Lindore dhe Paqesorit, e po keshtu edhe ne vende te tjera, si Koreja e Jugut dhe Japonia. Ka punuar edhe ne Keshillin e Sigurimit Kombetar. Aleksander Arvizu u lind ne nje baze ushtarake amerikane ne Japoni dhe u rrit ne Kolorado. Babai i tij ishte zyrtar i larte ushtarak ne kete baze, ku u njoh edhe me nenen e Arvizus, nje shtetase japoneze. Studimet pasuniversitare i perfundoi ne Universitetin Xhorxhtaun. Ne vitin 1981 u be pjese e diplomacise amerikane. Gjate viteve 2003-2004, ai ishte anetar i programit te lidershipit te qeverise amerikane. Ka studiuar disa gjuhe te huaja aziatike perfshi ketu gjuhen japoneze, tajlandeze dhe koreane.
Gjithnje eshte pritur me interes emerimi i ambasadoreve te Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Shqiperi. Te cilet gjithnje kane qene jo vetem ne qender te vemendjes se medieve, teksa pasqyrojne te gjitha deklaratat e tyre per procese te ndryshme politike, por kane qene dhe diplomatet me me ndikim mbi politikanet dhe politiken e trazuar te Shqiperise. SHBA eshte pare gjithnje nga shqiptaret si vendi i shpreses dhe i zgjidhjes se ceshtjes kombetare, dhe kjo shprese e shqiptareve ka qene gjithnje e drejte per shkak se ka qene pikerisht politika amerikane ajo qe ka mbeshtetur kombin tone ne momentet me te veshtira ne te cilat eshte ndodhur per ekzistence. Qe nga Presidenti Uillson qe nuk pranoi copetimin e Shqiperise ne fillim te shekullit te 20-te e deri te Presidenti Klinton dhe Bush. Ku i pari, ishte njeriu qe dha urdher per goditjen e makines luftarake serbe ne Kosove duke cliruar Kosoven nga pushtimi dhe dhene fund gjenocidit, i dyti per shpalljen e pavaresise se Kosoves dhe per anetaresimin e Shqiperise ne NATO. Ndaj shqiptaret
Paraardhesi
Ambasadori i ri Aleksander Arvizu, i cili pritet te emerohet ne Shqiperi, do te zevendesoje ne kete post ambasadorin aktual, Xhon Uidhers. I cili ka qene nje nder ambasadoret me te angazhuar dhe me prezente ne media se sa te gjithe ambasadoret e tjere amerikane.
CV e zgjeruar e Ambasadorit Amerikan ne Shqiperi
Aalexander Arvziu
Ambasador i SHBA-ve ne Shqiperi
Posti qe mban aktualisht:
Drejtor i Karrieres per Nivelin e Hyrjes - Zhvillimi i Karrieres dhe Emerimet
( HR/CDA/EL) Burimet Njerezore/ Zhvillimi i Karrieres dhe Emerimeve) Byroja e Burimeve Njerezore
Vendbanimi ligjor
Virxhinia
GRADA QE KA NE SHERBIMIN E JASHTEM
Minister Keshilltar
ADRESA ZYRTARE
Departamenti Amerikan i Shtetit
Washington, DC
DATA E LINDJES
15 Mars 1958
VENDLINDJA
Kampi Ushtarak Amerikan Drew ( U.S. Army Camp Dree)
Prefektura Gumma, Japoni
GJENDJA CIVILE
I martuar
EMRI I BASHKESHORTES
Anne Florence Cunningham
EMRAT E FEMIJVE
Yukiko dhe Hailey Arvizu
ARSIMI
Universiteti Georgetoen, 1976 – 1980, i diplomuar ne fushen e shkencave ne Sherbimin e Jashtem
Universiteti Doshisha, Student ne kuadrin e programit te shkembimeve 1978 – 1979
Kyoto, Japoni ( program nje vjecar jashte vendit per te rinj, i padiplomuar) 1980
SHERBIMI USHTARAK
Nuk ka kryer
GJUHET E HUAJA
Japonisht ( njohuri pune profesionale)
Koreance ( njohuri pune profesionale)
Tailandisht( njohuri te kufizuara profesionale)
Khmere ( njohuri te kufizuara profesionale)
PERVOJA
Nga viti 2009 deri tani
Drejtor i Zhvillimit te Karrieres dhe Emerimeve te Nivelit te Hyrjes
( HR/CDA/SL) Byroja e Burimeve Njerezore
2007 – 2009
Zevendes Ndihmes Sekretar, Byroja e Ceshtjeve te Azise Lindore dhe Paqesorit
2004 – 2007
Zevendes Shef i Misionit, Ambasada e SHBA-ve ne Bankok, Tailande
2003 – 2004
Anetar i Seminarit te Larte, Instituti i Sherbimit te Huaj
2000 – 2003
Zevendes Shef i Misionit, Ambasada e SHBA-ve ne Pnom Pen, Kamboxhia
1999 – 2000
Student i gjuhes khmere, Instituti i Sherbimit te Huaj, Arlington, VA
1998 – 1999
Drejtor i Ceshtjeve Aziatike, Keshilli i Sigurimit Kombetar
1997 – 1998
Zevendes Drejtor, Byroja e Ceshtjeve Japoneze
1996 – 1997
Ndihmes Special, Byroja e Ceshtjeve te Azise Lindore dhe Paqesorit
1994 – 1996
Referent, Byroja e Ceshtjeve Japoneze
1991 – 1994
Sekretar i Pare/ Nepunes Politik, Ambasada Amerikane ne Bankok, Tailande
1990 – 1991
Student i Gjuhes Tajlandeze, Instituti i Sherbimit te Huaj, Arlington, VA
1988 – 1990
Pjesetar i Stafit, pjesetar i Stafit te Sekretariatit dhe Stafit te Ekzekutivit
1985 – 1988
Sekretar i Dyte/ Nepunes Politik, Ambasada Amerikane ne Seul, Kore
1983 – 1985
Zevendes Konsull, Konsullata e Pergjithshme Amerikane ne Osaka – Kobe, Japoni
1982 – 1983
Zevendes Konsull, Ambasada Amerikane ne Seul, Kore
1981 – 1982
Punonjes i Drejtorise se Nivelit te Hyrjes, Trajnimit Funksional dhe Orientues, Instituti i Sherbimit te Huaj, Arlington, VA
1980 – 1981
Ministria Japoneze e Arsimit, Seksioni i Programit Mesimdhenes te Anglishtes ( paraardhesi i Programit Mesimdhenes Japonisht – Anglisht)
Vleresime/Medalje
Shperblim me Page per performance te Larte ne Sherbimin e Jashtem
Medalje e Larte Nderi
Medalje Nderi per Merita ( ne Grup) 1991
BOTIME
Asnje