Berisha: Ramiz Alia manipuloi vrasjen Rozeta Rapushi
Ne 20 vjetorin e dyndjes se shqiptareve ne Ambasada ne perpjekjet per liri, kryeministri Sali Berisha, sulmoi serish Ramiz Aline, i cili edhe ne ditet e fundit te renies se regjimit, manipulonte situaten. Gjate vizites se familjes se Artin Bashes, i cili humbi jeten me 2 korrik te vitit 1990, teksa perpiqej te hynte ne Ambasaden Gjermane, kreu i qeverise, e quajti vrasjen e tij ne muret e ambasadave, nje akt kriminal te shemtuar. “Por po kaq e shemtuar, ishte perpjekja e diktatorit dhe sejmeneve te tij per te manipuluar, per te fajesuar ambasaden gjermane per vdekjen e tij, e cila ne te vertete e dergoi ate ne spital qe ne minutat e para, pas plagosjes dhe nuk e mbajti dite te tera, sic u perpoq diktatori Ramiz Alia ta paraqese ate, ne mbledhjen e intelektualeve”, u shpreh Kryeministri para familjareve. Duke e konsideruar 2 korrikun, nje dite te madhe ne historine e vendit, Berisha tha se 2 korriku, eshte nje dite ne te cilen djem dhe vajza te thjeshte, familjare, njerez qe siguronin kafshaten e gojes me nje mundim shume te madh ose ishin te papune, u deshmuan se, pavaresisht nga ky anonimat, ata perbenin guximtaret e kombit, se, pavaresisht nga moshat e tyre, pavaresisht nga profesionet, ata te gjithe ishin vellezer dhe motra me guximin e madh. “E verteta eshte se me ate guxim dhe trimeri, hapen rrugen e lirise”, u shpreh ai. Ne vazhdim te aktiviteteve qe po zhvillohen ne Tirane ne perkujtim te ngjarjeve te 2 korrikut te vitit 1990, Kryeministri Berisha vizitoi ekspoziten me fotografi dhe dokumente, deshmi e kesaj ngjarjeje te rendesishme ne historine e Shqiperise. Ekspozita, qe u cel nen kujdesin e Kryeministrit Berisha dhe e pergatitur nga Universiteti Evropian i Tiranes, ne bashkepunim me Ministrine e Kultures, Turizmit, Rinise dhe Sporteve, risjell ne kujtesen e cdo shqiptari, permes fotografive dhe pamjeve filmime, dokumenteve te ndryshme dhe raportimeve te strukturave te regjimit te kohes, 2 korrikun e vitit ’90, kur mijera qytetare shqiptare kapercyen muret e ambasadave te huaja, te akredituara ne Tirane, ne kerkim te lirise. “2 korriku shenon renien e murit te Berlinit ne Tirane, renien e murin te Berlinit ne diktaturen me te eger qe Evropa ka njohur ne historine e saj, ne vendin e regjimit me opresiv, me shtypes, regjimit qe zhyti Shqiperine ne izolimin me te thelle, mjerimin me te madh, kolektivizmin dhe monizmin me total”, u shpreh Berisha gjate vizites ne kete ekspozite. Sipas tij, ne kete vend, ne nje kohe kur qytetaret gjermane cmontonin murin e Berlinit dhe vende te tjera me radhe ecnin drejt zgjedhjeve te lira, ne sheshet e Shqiperise ekzekutoheshin, vareshin disidente.
Duke kujtuar me nderim aktet e 20 viteve me pare, ku u ngriten me heroizem dhe trimeri, kryeministri shprehu mirenjohjen ndaj tyre, pa kontributin dhe angazhimin e te cileve, 2 korriku do te kish qene i veshtire te realizohej.