E Shtunë, 31 Tetor 2026

Penalizohet Schumacheri

Michael Schumacher do të penalizohet me 10 pozita startuese për garën e ardhshme në Formula 1, pas një lëvizjeje të cilën Rubens Barrichello e quajti si më të rrezikshme në karrierën e tij të gjatë.

Schumacher e dërgoi ish-kolegun e tij në vetëm disa centimetra afër murit gjatë garës për Shpërblimin e Madh të Hungarisë, të dielën.

Menjëherë pas garës, Schumacher kishte thënë se nuk ishte fajtor. Incidenti ndodhi kur ngasësi i Williamsit, Barrichello u mundua ta tejkalonte Schumacherin në Mercedes, por gjermani ia ngushtoi këndin dhe e detyroi brazilianin t’i afrohet shumë murit anësor.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›