E Diel, 1 Nëntor 2026

Penant harron Porshin ne Spanje Nuk me kujtohej

Ish-ylli i Liverpulit Zhermein Penant ka harruar se ka ne pronesi nje supermakine sportive Porshe. Klubi spanjoll i Saragozes kontaktoi me ish-lojtarin e saj qe sot luan me Stok Sitin per ta lajmeruar se kishte harruar makinen e tij ne Spanje. Penant e kishte parkuar Porshin prane nje stacioni hekurudhor 5 muaj me pare dhe nuk ishte kujtuar me per te. Zyrtaret e klubit te Saragozes u detyruan ta hapnin makinen me force pasi Penant u komunikoi se nuk i kujtohej absolutisht te kishte nje makine te tille ne Spanje dhe u habiten kur brenda gjeten celesat e supermakines. Mesfushori kaloi te Saragoza ne 2009-n por u rikthye ne Premier Lige ne fillim te sezonit tek Stok Siti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›