E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuli fund aludimeve rri te Shkumbini

Bekim Kuli do te vazhdoje qe te jete nje lojtar i skuadres se Shkumbinit dhe kete fakt e konfirmojne drejtuesit e klubit peqinas te cilet jane indinjuar nga aludimet e fundit per nje largim te mesfushorit kavajas. Kuli i cili pas ardhjes nga faza pergatitore e Ulqinit nuk kishte dale ne stervitje me peqinasit dje i eshte bashkuar grupit duke qene nen urdhrat e trajnerit Daiu. Ky fakt mund te konsiderohet si nje lajm mjaft i mire per tifozerine peqinase e cila gjithmone e ka admiruar kavajasin por merite kane edhe drejtuesit e klubit qe e kane bindur Kulin te qendroje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›