Josip Kuzhe do tre talente problem pasaportat
Mesfushori i ekipit cek Slavia Prage Liridon Krasniqi eshte njeri prej tre futbollisteve qe moren pjese ne kampin e Zvicres e qe trajneri i Shqiperise Josip Kuzhe deshiron ti kete ne Kombetare. FSHF-ja ka publikuar dje tre emrat e pare te kosovareve qe lane mbresa ne grumbullimin treditor ne Zvicer ku pervec Krasniqit ne liste jane edhe Astrit Bunjaku e Atdhe Kadrijaj. 19-vjecari Krasniqi thote se gjithnje ka deshiruar te luaje per Kombetaren shqiptare. Gjithnje kam deshiruar te luaj per Shqiperine dhe per fat kjo deshire do te me realizohet shume shpejt. Kur Redi Jupi me tha gjate kampit se do te luaj per Shqiperine u gezova shume dhe mezi e besova. Tani ka mbetur qe te kontaktohem nga drejtuesit e FSHF-se ka
thene Krasniqi per Kohen Ditore.
Federata - Te tre keta futbolliste jane pelqyer nga stafi i perfaqesueses dhe nga vete trajneri Josip Kuzhe gjate grumbullimit ne Zvicer. Sigurisht nuk do te nxitohemi per te kerkuar pajisjen e tyre me pasaporta shqiptare por ama ata jane emrat me te lakuar nga stafi kuqezi ka thene dje pergjegjesi i zyres per shtyp ne FSHF Lirim Zalla per mediat shqiptare. Ai ka paralajmeruar edhe grumbullime te tjera me talente shqiptare si ne Gjermani dhe Itali.
Bunjaku - I lumtur per kete perzgjedhje eshte shprehur edhe Bunjaku. Jam shume i gezuar qe do te luaj per Shqiperine. Pas testimeve ne Zvicer trajneret me kane bere te ditur se do te ftohem te luaj per Shqiperine ka thene Bunjaku. Drejtuesit e FSHF-se kane vleresuar se futbollistet pjesemarres ishin shume cilesore dhe afrimi i disa prej tyre do te ndikoje qe niveli i perfaqesueseve te moshave te ngrihet dukshem. Gjate qendrimit ne Zvicer Kuzhe ka pelqyer edhe dy futbolliste shqiptare Imran Bunjakun e Mergim Brahimin. Bunjaku e Brahimi nuk u paraqiten ne zbor por Kuzhe i pa ne nje ndeshje te zhvilluar mes ekipeve zvicerane. Bunjaku dhe Brahimi luajne per ekipin e dyte te Grasshopperit.