Nga Bala tek Hyka rrefehet presidenti Halili
Presidenti ka edhe nje thirrje per tifozet bardheblu. Ai u ka kerkuar atyre qe te ndjekin shembullin e sportdashesve te Skenderbeut e te vijne te henen ne stadium per te mbeshtetur ekipin ne sfiden e veshtire te javes se 17-te.
shte folur per nje marreveshje te Bales te Tirana
Kam bere nje takim me Balen diten e djeshme. Ashtu sic ka thene edhe lojtari ka qene thjesht nje bisede midis te dyja paleve. Te shikojme ne ditet ne vazhdim se cfare do te mund te behet. Ai eshte nje djale i ri i talentuar qe e ka te ardhmen perpara. Do te me pelqente qe ai te ishte
pjese e ekipit. Nese ai deshiron dhe bindet atehere te vije e te behet pjese e Tiranes. Nese jo atehere une i uroj gjithe te mirat e fat.
Po Abraham A do te vije te Tirana
Nuk ka per tu bere asgje me Abrahamin. Ai nuk do vije te Tirana.
Ju kishit premtuar nje blerje deri me 12 janar. Nje lojtar shume te dashur te bardheblute. Perse nuk u realizua
shte e vertete. Une per te mbajtur premtimin kam udhetuar ne Kroaci ku kam drekuar me lojtarin si edhe me te atin e tij. Kemi folur per rikthimin e lojtarit te Tirana. Ai ka qene dakord dhe ideja ishte qe lojtari te vinte te shtunen ne kryeqytet. Une dhashe edhe nje kapar per te bere marreveshjen. Nuk ishte problemi financiar por me shume lojtarin dicka e pengonte. Keshtu perfundimisht marreveshja me te nuk u arrit. Deshira ime ishte qe te sillja edhe Bulkun. Por ishte e pamundur. Lojtaret jane ne kontrata. Nga kjo mesova shume. Klubi i Hajdukut zbatonte kontratat dhe nuk linte asnje lojtar si Bulku pavaresisht se ky eshte ne moshen 30 vjecare. Ata mund te bejne kete gje vetem kundrejt pagesave. Pra nuk veprojne si te Tirana qe i le lojtaret me karton te lire. Por nga kjo mesova. Per sa i perket merkatos une kam lexuar ne gazete per emra lojtaresh te tjere. Por them kete Ne nuk kemi kerkuar asnje lojtar qe ka qene ne kontrate me ekipet e tjera. E verteta eshte per Pezon Bulkun Hyken e Balen.
Sfida me Skenderbeun Si e shikoni kete takim
Na pret nje ndeshje e veshtire perpara. Ata jane nje skuader e forte. Me investimet qe Skenderbeu ka bere ka terhequr edhe shume tifoze. Kjo duket ne stadium ku ata mbeshtesin ekipin e tyre. Do tu kerkoja edhe tifozeve bardheblu qe te jene ne kete ndeshje ne stadium per te mbeshtetur Tiranen. Kjo do tu jepte me shume dore atyre ndersa ata me pas do te bejne detyren qe kane te fitojne kete sfide te rendesishme. Ekipi i ka te gjitha mundesite qe te fitoje titullin.
Superiore/Java 17
Sot
Kastrioti-Flamurtari 1300
Neser
Bylis-Laci 1300
Vllaznia-Besa 1300
Te dielen
Elbasani-Dinamo 1300
Shkumbini-Teuta 1300
Te henen
Tirana-Skenderbeu 1700
Irgis Hysenaj