E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pendohet Pejic Tiranes i kerkoj falje

Ne fushen stervitore Skender Halili per kete ceshtje u zhvillua nje mbledhje ku ishte i pranishem trajneri Nevil Dede shefi i klubit Dimraj dhe Pero Pejic

Klubi i Tiranes vendosi dje te mbyllte nje sy per ceshtjen Pejic. Futbollisti kroat qe ne takimin ndaj Teutes reagoi keq kur mori vesh se do te ishte ai i sakrifikuari ne nje deklarate per shtyp pohoi se gjithcka qe beri erdhi si pasoje e performances se mire te shfaqur ne fushe.

Pas kraheve

Ne kompleksin stervitor te Tiranes Skender Halili pak minuta para se te fillonte seanca e radhes stervitore shefi i klubit Dimraj se bashku me Nevil Deden trajneri dhe vete lojtarin kroat biseduan per rreth 10 minuta per ate cka ndodhi ne Qemal Stafa. Me pas vete trajneri i Tiranes vendosi qe te mos dilte ne konference per shtyp ashtu sic e do tradita nje dite para takimeve zyrtare gjithmone flet ai por ne vend te tij u paraqit vete Pero Pejic. Sulmuesi kroat ne kete menyre shpjegoi te tere historine si dhe nuk shmangu te komunikonte edhe fundin e embel te saj. Reagimi im ne fund te takimit ndaj Teutes nuk qe normal. Me vjen keq qe u solla ashtu por me besoni E bera pasi luajta shume mire. E them kete jo vetem per faktin se shenova dy gola por duke pare tere ndeshjen. Une leviza mire ne fushe prandaj edhe kur mesova se do te zevendesohesha u merzita paksa. Por tashme gjithcka e kam lene pas kraheve. Sot eshte nje dite e re - tha kroati.

Falje

Me tej shtatlarti i sulmit bardheblu tregoi se takimi me kreret e klubit nuk kishte fatal per te. Une nuk kam bere asgje te keqe. Jam munduar te jap maksimumin per te tere 90-minuteshin. Megjithate deshiroj qe te hedh gjithcka pas kraheve. Tanime kemi sqaruar cdo gje. Pak minuta me pare isha ne nje mbledhje me shefin e klubit dhe trajnerin dhe u kerkova falje po ashtu ndjese u kerkova edhe te gjithe shokeve te skuadres.

Shoket e repartit

Perpos polemikave qe ngriti takimi ndaj Teutes ishte disi i vecante per kroatin duke qene se nga minuta e pare perkrah tij nuk luajti Sebino Plako. Trajneri i Tiranes Nevil Dede ne ate takim preferoi qe te rreshtonte qe nga minuta e pare nje sulmues me pervoje si Bushi. I pyetur per kete zgjedhje te Dedes shtatlarti kroat u pergjigj Si Sebino Plaku ashtu edhe Albani Bush jane sulmues mjaft te mire. Une nuk zgjedh as njerin e as tjetrin. Ndaj Teutes une luajta perkrah Bushit ndersa ne derbi partneri im ne sulm ishte Plaku dhe me duhet te pranoj se nuk kishte asnje ndryshim. Gjithsesi nuk mund te flas me shume se kaq. Keto ceshtje mendoj se jane pune e trajnerit per ti zgjidhur. Ai eshte i vetmi qe mund te zgjedhe lojtaret qe do te luajne.

Per Shkumbinin

Java e 11-te e Kategorise Superiore do te dergoje Tiranen per ti bere vizite Shkumbinit ne Peqin skuader kjo qe vuan shume kur degjon ermin e kroatit kur luante me Dinamon tri vite me pare u shenoi plot kater gola peqinasve. Mendoj se nuk do te jete nje takim i lehte shume. Skuadra e Shkumbinit tashme eshte rritur shume edhe pse them se objektivi yne i vetem eshte fitorja - tha Pejic. Ne fund shtatlati i bardhebluve komentoi edhe qendrimin e tij tek Tirana Eumlshte bukur kur fiton. Pas tere lodhjes qe bejme gjate javes tri piket te japin kenaqesi shpirterore.

Kupa nje mundesi per rezervat

Duke pasur parasysh se bardheblute do te luajne ne fundjave nje ndeshje te veshtire ka gjasa qe ne perballjen e kthimit te kupes ndaj Skraparit trajneri Dede tu jape nje shans tjeter rezervave por edhe lojtareve te rinj qe jane kontigjent i bardhebluve. Ne ndeshjen e pare te kupes ku Tirana fitoi me rezultatin e ngushte 1-0 trajneri Dede pati rezerva per disa nga lojtaret e stolit qe u aktivizuan. Gjithsesi sfida ndaj skraparllinjve per kryeqytetasit do te sherbeje edhe si nje test para sfides me bardhekaltrit ne kampionat

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›