”Pendohet” Serbia, kthen ambasadorët në vendet që njohën Kosovën
BEOGRAD-Serbia ka vendosur sot që të kthejë të gjithë ambasadorët në shtetet të cilat i “ndëshkoi” për njohjen e Kosovës. Qeveria serbe i tërhoqi ambasadorët e saj të gjitha shtetet nga të cilat kishin njohur pavarësinë e Kosovës.
"Qeveria ka vendosur që të rikthejë ambasadorët nga ato vende prej të cilave ishin tërhequr, në mënyrë, që të vazhdojnë aktivitetet diplomatike që kanë për qëllim ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial", thuhet në një deklaratë të qeverisë serbe.
Vendimi vjen një ditë pasi që Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi propozimin e Serbisë, që i kërkon Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që të japë mendim këshilldhënës për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.
(d.b/BalkanWeb)