SHBA: Trupa shtesë në Afganistan

SHBA-ja do t'i bëjë thirrje aleatëve të NATO-s për të dërguar trupa shtesë në Afganistan për të luftuar militantët talebanë, megjithëse duhet të ulen shpenzimet si pasojë e krizës financiare globale.
Ministrat e Mbrojtjes së 26 vendeve anëtare të aleancës po zhvillojnë bisedime dyditore në Budapest për të alternuar mundësitë në minimizimin e dhunës në rritje në Afganistan, megjithëse numri i trupave ndërkombëtare të NATO-s është shtuar ndjeshëm në dy vitet e fundit.
Komandantët e 50 700 trupave po kërkojnë një shtesë prej 12 000 trupash, por aleatët evropianë të Uashingtonit kanë ngurruar të dërgojnë trupa shtesë.