Pakistan, shpërthen autobomba, tetë të vdekur

Një autobombë ka shpërthyer pranë një komisariati policie ne Islamabad, kryeqytetit pakistanez.
Deri tani bilanci shënon tetë të vdekur, por numri i tyre mund të shtohet më tej.
Edhe pas masave të marra nga autoritetet gjendja e sigurusë në Pakistan është shumë e rëndë.
Pothuajse cdo ditë shënohen incidente me vdekjen e civilëve të pafajshëm.