Peng fëmijët e italianes, e detyrojnë të prostituojë

Drejtoria e Policisë së Vlorës
VLORE- Policia e Vlores ka arrestuar dy persona te akuzuar per kanosje e shfrytezim te nje shtetaseje italiane.
Ndalimi i tyre ka ardhur pas hetimit qe pasuan denoncimin e shtetases italiane, qe kishte ardhur vetem pak kohe me pare ne vendin tone.
Sipas policise gruaja me inicialet V.P ka denocnuar se eshte shfrytezuar per prostitucioin nga dy persona.
Ne pranga jane vene dy vëllezërit Altin dhe Besmir Kacaj, 37 dhe 22 vjeç. Sipas policisë, gruaja ka deklaruar në polici se rreth 2 muaj më parë ka ardhur në Vlorë me pushime me dy fëmijët e saj, dy djem 10 dhe 7 vjeç tek Altin Kacaj por ky i fundit, nëpërmjet mashtrimit i ka mbajtur fëmijët në Vlorë me pretendimin për t’i lënë me pushime dhe ajo të shkonte të vazhdonte punën e saj në Itali.
Me pas ajo është larguar për në Itali së bashku me shtetasin Altin Kacaj. Aty eshte kercenuar se nese nuk pranon te prostituoje nuk do t’i ktheheshin femijet.