Pengesat për çamët, MPJ: Presim reagim nga grekët
TIRANË- Ndalimet e fundit në kufi nga policia greke, për disa qytetarë të komunitetit çam, nuk janë denoncuar vetëm përmes deklaratave publike. Tirana zyrtare duket se ka bërë diçka në këtë drejtim, duke i kërkuar shpjegime qeverisë greke mbi situatën jo të zakontë që krijohet në kufi ndaj ccamëve. Në një konferencë për shtyp, pas takimit të zhvilluar me Ambasadorin e Italisë, Saba D’Elia, zv.kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, u pyet nëse kishte ndonjë qëndrim nga dikasteri që ai drejton për këtë ccështje. “Reagimi i Ministrisë së Jashtme ka qenë i menjëhershëm. Kemi kontaktuar autoritetet përkatëse greke, kemi kërkuar sqarime. Sipas autoriteteve greke, toponimia e përdorur në dokumentet zyrtare, ka ndryshuar me anë të ligjeve, nga ligjet greke. Ne jemi duke vlerësuar këtë shpjegim të palës greke dhe më pas do të mbajmë një qëndrim përkatës, përsa i përket kësaj çështjeje”, tha dje Haxhinasto. Rasti i ndalimit të disa ccamëve në kufi pa asnjë arsye të justifikuar, është bërë objekt i reagimeve të përditshme të PDIU-së. Edhe dy ditë më parë, kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, deklaroi gjatë fjalës në Kuvend se ishte e pafalshme që sot në kufi vijojnë të ndalohen nga të rinj e deri të moshuar vetëm sepse në pasaportat e tyre është shënuar vendlindja Ccamëri. Idrizi ka kërkuar që diplomacia shqiptare të veprojë dhe se për këto raste, partia që ai drejton i është drejtuar edhe Presidentit të BE-së, Joze Manuel Barroso, Komisionerit për Zgjerimin Stefan Fyle, si dhe Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Europës, Hamerberg. “Çdo të bëjmë ne të nderuar deputetë, ministra e dinjitarë të shtetit shqiptar. Do vazhdojmë të strukemi para këtij turpërimi të përditshëm, që na bën fqinji ynë, apo do të reagojmë? Unë them të veprojmë. Diplomacia jonë të veprojë”, - tha Idrizi dy ditë më parë në Kuvend. Idrizi kërkoi gjithashtu miratimin e një rezolutë të posaccme për ccamët nga Kuvendi shqiptar. “Rezoluta nuk është ndonjë shpallje lufte, përkundrazi afirmim i një bashkëjetese në paqe, që duhet të ekzistojë me fqinjët, bashkëjetesë që kalon nga e drejta. Është afirmim i dinjitetit tonë njerëzor dhe kombëtar”, - u shpreh ai.