E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Mos lejoni trafikimin e votave ne keshillat e qarqeve

Pas zgjedhjeve lokale, kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka nisur nje tjeter fushate ne bazen e partise per te garantuar marrjen e shumices se keshillave te qarqeve. Ne takimet e zhvilluara gjate diteve te fundit ne disa rrethe te vendit, Rama ka kerkuar nga te zgjedhurit vendore te PS-se qe te maksimalizojne votat per te marre keshillat e qarqeve ne gjithe vendin. Ne takimet e zhvilluara ne Delvine dhe ne Sarande, kreu i PS-se ka kerkuar nga te zgjedhurit vendore “qe te tregojne mjaft kujdes per moslejim te trafikimit te votes ne Keshillin e Qarkut te Vlores”. Kreu i Partise Socialiste i eshte referuar dhe rastit te vitit 2007, ku megjithe fitoren ne disa qytete te medha, nga 12 keshilla te qarqeve, 11 u fituan nga mazhoranca. Kryesocialisti ka deklaruar se duhet te shmanget trafikimi i votes dhe te krijohen kushtet per funksionimin e duhur te koalicionit me gjithe aleatet. Nga ana tjeter, pjese e takimit te zhvilluar me dyer te mbyllura ne keto qytete ka qene situata politike dhe strategjia qe do te ndjek Partia Socialiste. Kreu i PS-se ka theksuar se do te merret mendimi i bazes, per te vendosur ne menyre zyrtare ne mbledhjen e Asamblese Kombetare ne fund te muajit qershor. Qendrimi qe do te mbaje opozita ndaj mazhorances, pritet te behet pas shpalljes perfundimtare te rezultatit ne Tirane. Vec ankimimit ne Kolegjin Zgjedhor dhe ne KQZ, nje opsion i Partise Socialiste eshte dhe ai i radikalizmit te situates dhe rifillimit te protestave. Prej disa ditesh kryetari i Partise Socialiste ka nisur turin e takimeve ne baze per te bere nje analize te zgjedhjeve te 8 majit. Rama ka marre pjese ne takimet e zhvilluar ane Lushnje, ne Fier, Vlore dhe Gjirokaster, ku ka diskutuar edhe per ngutjen e keshillave bashkiak dhe te qarqeve. Nga ana tjeter, ne keto takime eshte bere dhe nje analize paraprake e rezultati. Kreu i PS-se ka vleresuar fitoren ne disa bashki te medha si ne Lushnje, Fier e Gjirokaster, ndersa nuk kane munguar dhe kritikat per humbjen e nje numri te konsiderueshem komunash ne disa qarqe. Ne keto takime kreu i PS-se eshte shoqeruar nga kreu i Asamblese Kombetare, Gramoz Rucci si dhe nga deputete te zgjedhur ne qarqet perkatese. Kryetari i Partise Socialiste, gjate takimit me te zgjedhurit vendore ne rrethin e Sarandes ka vleresuar fitoren e kandidatit socialist per kete bashki, Stefan Cipa. Gjithashtu nje fitore te rendesishme, Rama ka cilesuar dhe ate te Mimoza Arapit ne bashkine e Konispolit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›