Vetevaret nena e dy emigranteve
Nje 58-vjecare, nene e dy femijeve te rritur, i ka dhene fund jetes me vetevarje. Selime Calleku nga fshati Vlocisht, i rrethit te Korces, ka kryer gjestin ekstrem ne oret e para te mengjesit te djeshem. Trupi i saj eshte gjetur i varur ne litar ne ambientet e brendshme te baneses nga bashkeshorti i saj, Xhaferri. Nena e dy emigranteve ne Itali, nuk ka lene asnje shenim, ku te shpjegonte arsyet qe e cuan ne veteflijim. "Nuk e kuptojme pse kreu vetevarjen, pasi burre e grua nuk kishin asnje mosmarreveshje dhe jetonin mire ekonomikisht. Kishin ne ndertim e siper edhe nje banese ne Durres, ku kishin menduar te jetonim", thote Ferdinant Calleku, kunati i viktimes. Sipas tij, vetevarja ka ardhur nga nje depresion i momentit qe ka kaluar 58-vjecarja. Edhe policia ka dhene versionin e vetevarjes nga motive depresioni. Ky eshte rasti i trete i vdekjeve me vetevarje ne rajonin e Korces gjate javes se fundit.
G. Ashimi