E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, shoqërohen 94 persona, do mbillnin kanabis në Lazarat

Forcat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër mbështetur nga FNSH, kanë shoqëruar sot 94 persona të cilët do të shkonin të mbillnin kanabis në Lazarat.

Sipas policisë 70 persona janë ndaluar ndërsa po tranportoheshin me 5 furgonë drejt Lazaratit ndërsa 24 të tjerë jënë ndaluar pasi për t`iu shmangur postbllokut të policisë kanë tentuar të hyjnë në fshatin Lazarat nëpërmjet rrugëve dytësore nga kodrat përballë fshatit.
 

Policia thekson më tej se të gjitha deklarimet e puntorëve të shoqëruar në ambjentet e Drejtorise se Policise se Qarkut Gjirokastër, do të shërbejnë për nisjen e procedimit penal të gjithe atyre banorëve te cilët tentojnë të kultivojne bimë narkotike .
 

Sipas policisë të gjitha këto fakte dhe prova të tjera ligjore që do të sigurohen nga monitorimi nga ajri dhe nga veprime të tjera me metoda speciale të hetimit do përcillen pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime te mëtejshme proceduriale.
Ndërkohë policia po vijon aksioni për bllokimin e çdo materiali organik dhe fuqie puntore që do të shërbeje për të kultivuar Kanabis në fshatin Lazarat.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›