Pengmarrje ne Tirane, u kishte borxh 30 mije euro

Dy persona të armatosur më një makinë të tipit benc, ka ngritur në këmbë policinë e kryeqytetit vetëm pak minuta më parë, ndërsa kanë marrë peng një shtetas, indetiteti i të cilit ende nuk bëhet publik. Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “Aleks Buda”, ndërsa kanë marrë peng një person i cili u kishte borxh një shumë prej 30 mijë eurosh.
Ngjarja ka precipituar brenda disa minutash , ku rreth orës, 16.40 min, policia ka rrethuar zonën.
Forca të policisë, kane qenë në vendngjarje menjëherë pas sinjalizimit. Në një lidhje telefonikë për “Ora News”, gazetarja sqaroi se dy personat pasi kanë kryer këtë akt, janë drejtuar për në Durrës, ndërsa policia ka ngritur postoblloqe në autostradën Tiranë-Durrës.
Sipas të dhënave të fundit të policisë, e gjithë kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në një lokal, ndërsa indetiteti i pengmarrësit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi.