E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT:Rriten eksportet e deficiti tregtar

Eksportet pësojnë një rritje me rreth 39.3 përqind në krahasim me një vit më parë, ndërkohë që kanë pësuar një ulje me 18,6 kaluar me muajin paraardhës. Në një konferencë për shtyp Alma Mara specialiste e tregtisë me jashtë deklaroi se defiçiti tregtar ka pësuar një rritje me 27.5 përqind krahasuar me muajin paraardhës.

Ndërkohë që në bazë të nëngrupeve rritje më të madhe me rreth 46 përqind ka pësuar grupi lëkurë dhe artikuj të tyre. Po me të njëjtën përqindje por që ka pësuar edhe uljen më të madhe ka qenë nëngrupi i minerale, lëndë djegëse, energji elektrike .

Tregtia e jashtme vazhdon që të realizohet kryesisht me vendet e BE-së me rreth 65.5 përqind. Partnerët kryesorë vazhdojnë që të jenë Italia dhe Greqia. Eksporti me Italinë është dhe më i madhi me rreth 58 përqind.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›