Wisner: Tani Kosovës i duhet zhvillimi ekonomik
Ambasadori Wisner gjatë bisedës me presidenten Jahjaga, vlerësoi arritjet e Kosovës dhe theksoi që me vendosjen e stabilitetit politik, tani Kosovës i duhet zhvillimi ekonomik dhe social.
Ai gjithashtu theksoi se marrëveshjet e arritura në Bruksel janë një hap pozitiv dhe tregojnë përkushtimin dhe konstruktivitetin e Kosovës për të ndërtuar marrëdhënie të mira bashkëpunimi me fqinjët e saj.
Ndërsa, presidentja Jahjaga e informoi diplomatin amerikan për zhvillimet e përgjithshme në Kosovë dhe progresin e arritur katër vite pas shpalljes së pavarësisë si dhe për marrëveshjet e fundit të arritura në Bruksel.
Jahjaga theksoi se marrëveshjet do t`i mundësojnë Kosovës përfaqësim në nivelet rajonale, në nismat dhe mekanizmat e ndryshëm, e posaçërisht në mekanizmat e sigurisë që duhet ta shndërrojnë rajonin e Ballkanit në një pjesë të sigurt të Evropës.