E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia "deh" rrobaqepeset

Daniela Zisi

Korce- Bashkia e Korces "deh" me vere 175 rrobaqepese te nje firme private ne qytet me rastin e festave te fundvitit. Kalimi i fondit prej 150 mije lekesh, ku parashikohet edhe nje bilete shfaqjeje falas per variete, eshte bere shkak edhe per nje proteste te deges se levizjes MJAFT te mbajtur diten e djeshme, para institucionit lokal. Me parulla ne duar dhe me pankarta ironizuese, grupi i te rinjve i kerkonte bilete shfaqjeje dhe vere, bashkise. "Bashkia ka harruar femijet e varfer, qe festat do i kalojne pa buke dhe u ka bere dhurata rrobaqepeseve te nje firme private", do te shpreheshin protestuesit para bashkise se Korces.

Gjate mbledhjes se Keshillit Bashkiak Korce, per te votuar fondin prej 150 mije lekesh nga fondi rezerve per disa shishe vere dhe bileta per teatrin e estrades per 175 gra, qe punojne ne nje rrobaqepesi private, aktivistet e MJAFT u vendosen me pankarta, duke protestuar para godines. Levizja ka hartuar dhe nje relacion ne lidhje me prekjen e buxhetit rezerve. "Sipas ligjit, ky fond preket vetem ne raste emergjencash dhe ndodhemi perpara nje abuzimi te paster me fondet e qytetareve", deklaruan protestuesit. Nje prej drejtuesve te levizjes, Miladin Filo, shprehet se, "ky fakt behet edhe me ironik, pasi fondi prej rreth 150 mije lekesh nuk shkon per shtresat ne nevoje, po per disa rrobaqepese qe jane te nje subjekti privat dhe ne marredhenie pune". Akuzat shkuan direkt per kreun e institucionit, Niko Peleshi dhe anetaret e Keshillit Bashkiak. "Ne qytet ka familje qe per festat e fundvitit nuk kane buke te hane, qe jetojne ne nje ndertese qe eshte gati per t'u rrezuar. Ka familje qe flene ne baraka dhe qe nuk kane me cfare te blejne ushqimet ne nderrimin e viteve", thuhet ne relacion. Protestuesit kerkuan nga kryebashkiaku, qe nese do i shperdoronte fondet e taksapaguesve ne kete menyre, me mire t'ua kthente mbrapsht qytetareve, keto para te mbledhura. Por pavaresisht kesaj proteste, Keshilli Bashkiak i Korces, me vetem me nje vote abstenim te LSI-se, e miratoi fondin prej rreth 150 mije lekesh, te destinuar per shishe vere, embelsira, si dhe per bileta ne varietene e fundvitit qe do te shfaqe teatri i estrades "Andon Zako Cajupi" ne Korce.

"Vleresuam grate me dhurata"

Kreu i bashkise se Korces, Niko Peleshi, pas protestes se MJAFT eshte shprehur se vendimi per t'u bere dhurata 175 punonjeseve te nje rrobaqepesie, eshte shprehje e vemendjes dhe kujdesit qe pushteti vendor, duhet te tregoje ne menyre te vecante ndaj grave. "Synimi i institucionit tone eshte perfshirja e tyre ne jeten sociale", eshte shprehur ai. Nderkohe qe Peleshi ka mohuar akuzat e hedhura nga keshilltaret e djathte, se eshte bere edhe perzgjedhje sipas ngjyrimeve politike, duke thene se jane vleresuar grate e ketij qyteti. "Ne do te bejme me teper edhe per shtresat ne nevoje dhe kjo nuk do te thote se jane harruar", perfundoi Peleshi.

Dhurata per femijet e semure

Kryetari i bashkise se Durresit Vangjush Dako, ka zhvilluar dje nje vizite ne qendren e femijeve me probleme te lehta mendore (PLM), per t'u shperndare dhuratat e Vitit te Ri. Ne kete qender trajtohen 95 femije dhe punohet per integrimin e tyre ne jeten shoqerore. Qendra funksionon qe prej 34 vjetesh me nje personel prej 25 personash dhe trajton femije te moshes nga 6 deri ne 18 vjec. Kryebashkiaku deklaroi se, "Kam zgjedhur kete qender per t'u shprehur ketyre femijeve, ngrohtesine njerezore dhe per t'i komunikuar mesazhin, se do te kene gjithmone nje perkujdesje te vecante nga ana e institucionit, me qellim integrimin e tyre ne shoqeri".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›