Jetmira Mustafa-Premcit: Gjeni vrasesit e babait tim
Drejtorite e Policive ne Lezhe dhe ne Durres kane organizuar takime festive diten e djeshme me familjet dhe femijet e policeve te vrare ne krye te detyres gjate 18 viteve. Ne Lezhe, ka marre pjese pervec kryepolicit Ahmet Premci, edhe Liri Berisha, qe ne emer te fondacionit te cilin drejton, ka bere dhurata te shumta per femijet e policeve te vrare. I pranishem edhe Zevendesministri i Brendshem, Ëngjell Strazimiri e kreu i policise ne qark, mergim Hoxha. Ne kete takim merrnin pjese 41 femije te mbetur jetim, ndersa numerohen 16 efektive te vrare ne krye te detyres. Vete zonja Berisha ka dhene dy pako me dhurata per secilin nga femijet dhe nga 2 mije leke per familje. Kontribut ka dhene edhe biznesi vendas. "Vemendja e shtetit do te perqendrohet me teper tek ju per te dhene kontributin maksimal", eshte shprehur Berisha ne fjalen e saj. Nderkohe qe Zevendesministri Strazimiri dhe kryepolici Premci kane vizituar familjen e policit te vrare 12 vjet me pare, Gjovalin Mustafa, nga Fushekuqa. Jetmira Mustafa u kerkoi drejtuesve zbulimin e autoreve qe vrane te atin 12 vjet me pare dhe me shume mbeshtetje per familjen e saj me gjashte vellezer e motra qe kane veshtiresi shkollimi dhe integrimi per shkaqe ekonomike. "Doja edhe une te vazhdoja shkollen e mesme, por nuk kisha te ardhura. Nga pushteti vendor nuk gjetem mbeshtetje as une dhe as motrat, me perjashtim te pensionit te babait. Por ajo qe me shqeteson me shume eshte brenga per vrasjen e babait, pasi autoret jane ende te lire", eshte shprehur Jetmira.
A.Bushi
A.Bushi