E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pengu i CIA-s El Masri,shtyhet gjyqi në Tiranë

 

TIRANE - Togat e zeza të Gjykatës së Tiranës vendosën dje të shtyjnë seancën, ku do të shqyrtohej padia e shoqatës "Qendra për Zhvillim dhe Demokratizim të institucioneve" ndaj Ministrisë së Mbrojtjes për libanezin Kahled El Masri i rrëmbyer nga CIA në Maqedoni. Sipas burimeve pranë kësaj gjykate bëhet se seanca nuk është zhvilluar për shkak të disa problemeve procedurale me afatet e padisë. Sipas gjykatës, padia ishte bërë jashtë afateve të parashikuara nga Kodi i Procedurës Penale. Seanca është ndërprerë për t'i dhënë kohë palëve për plotësim dokumentesh. Ministria e Mbrojtjes u padit nga "Qendra për Zhvillim dhe Demokratizimin e Institucioneve" në shkurt të këtij viti për fshehje të së dhënave dhe shkelje të ligjit të informimit.  Shtetasi Kahled El Masri është arrestuar në vitin 2003 në Maqedoni. I dyshuar si një person i implikuar në terrorizëm ai është dërguar në Kandahar, Afganistan, në burgjet e CIA, ku është mbajtur për një kohë të gjatë dhe ku i është nënshtruar torturave. Me anë të një mjeti ajror ushtarak ai është sjellë në 24 maj të viti 2004 në aeroportin ushtarak të Kuçovës. Ditën e nesërme ai është nisur nga Aeroporti i Rinasit për në Frankfurt. Kërkesës së shoqatës për informacion mbi largimin e shtetasit gjerman me origjinë libaneze Ministria e Brendshme i është përgjigjur zyrtarisht se nuk zotëronin informacion tjetër përveç faktit, që Khaled El Masri është larguar nga Shqipëria në  Shqipëria me linjën " Albanian Airlines" me itinerarin Tiranë- Frankfurt më 29 maj 2004. Ndërsa Ministria e Mbrojtjes u është përgjigjur se informacioni është cilësuar si i klasifikuar.      ar.ba

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›