Pension në moshën 38-vjeçare, 8 muaj burg për falsifikimin e dokumenteve
—-Nga Arisa Liço—-
Tiranë- Një burrë nga Pogradeci ka mashtruar me dokumentacionin, duke ulur moshën e pensionit. Në fakt në gjykata përballesh shpesh me të tilla raste, ky duhet të jetë unik për shkak se personi që ka mashtuar e ka rritur moshen me plot 22 vjet duke dalë në pension në një moshë kur duhej të ishte në kulmin e energjive për të punuar.
Nga hetimet e prokurorisë rezulton se shtetasi I.D, ka paraqitur në Drejtorinë Rajonale te Sigurimeve Shoqërore ne Tiranë, një certifikatë lindjeje sipas të cilës rezulton se ai ka lindur në kryeqytet në vitin 1942, por nga verifikimi rezulton se në të vërtetë ai ka lindur në Pogradec, më 03.01.1964.
Eshte verifikuar regjistri themeltar i shtetasve dhe ka rezultuar se i pandehuri eshte i dtl. 03.01.1964 dhe se ka lindur ne Pogradec. Gjithashtu ka rezultuar se ai nuk ka punuar asnjehere ne Uzinen Traktori apo ne Kombinatin e Autotraktoreve Tirane,- thuhet në vendimin e gjykatës.
Kështu, shtetasi I.D ka përfituar që prej vitit 2002 përfitimin e pensionit të kategorisë së tretë, duke shkaktuar një dëm ekonomik prej 793.920 lekësh, dëm të cilin do ta shlyejë me 8 (tetë) muaj burgim.
Pensioni fillestar ka qene 6616 leke ne muaj me gjithe shtesat e kompensimet. Rezulton se i pandehuri eshte regjistruar fillimisht prane ZGJC Komuna Kashar dhe po ne kete vit (2002) e ka transferuar gjendjen civile ne NJB nr. 2, Tirane. Gjithashtu i pandehuri ka paraqitur dhe nje libreze pune me nr. 1255 regj themeltar, sipas te ciles ai rezulton i dtl. 03.01.1942, sikur ka lindur ne Tirane dhe ka punuar qe nga vitit 1967 deri ne vitin 1993 ne Uzinen Traktori, Tirane,- thuhet në vendim.
I.D ka deklaruar ne prokurori se në vitin 2002 ka takuar një person, i cili i kishte thënë se i takonte pension si ish-punëtor miniere, por më lehtë puna e tij zgjidhej në Tirane sesa në Pogradec. Ky person, emrin e të cilit nuk e mbante mend, ishte marrë me faklsifikimin e dokumenteve.