E Hënë, 2 Nëntor 2026

50 ndërtime pa leje gjatë fushatës në Elbasan, aksion për prishjen e tyre

ndertim-pa-leje-ne-elbasna—-Nga Julian Hoxhaj—-

Elbasan- Gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit, shumë njerëz nxituan për të përfituar nga situata zgjedhore, duke ndërtuar objekte të ndryshme pa leje nga institucionet përkatëse.

Tashmë që zgjedhjet kanë përfunduar dhe vendi i është kthyer normalitetit, abuzuesit do të ndëshkohen. Sipas kryeinspektorit të policisë ndërtimore pranë Bashkisë Elbasan Leli Kaja, të gjithë ata që kanë ndërtuar gjatë fushatës elektorale pa leje ndërtimi do të ndiqen penalisht si dhe do tu prishen objektet e ndërtuara.

Kaja pohoj se janë evidentuara rreth 50 objekte të cilat kanë nisur të ndërtohen para nisjes së fushatës dhe që janë pa leje. Në bashkëpunim dhe me prokurorinë e rrethit, inspektoriati ndërtimor do të nis aksionin për prishjen e këtyre objekteve dhe ndjekjen penale të shkelsëve të ligjit.

Nga ana e inspektoriatit të policisë ndërtimore pranë Bashkisë Elbasan, janë bërë deri tani verifikimet për rreth 40- 50 ndërtime pa leje që janë ndërtuar gjatë fushatës elektorale. Këto ndërtime kanë nisur të ndërtohen gjatë fillimit të fushatës elektorale dhe kanë vijuar dhe pas saj. Ne kemi verifikuar deri tani këto objekte dhe po shikojm렠dokumentacionin përkatës, por shumica e tyre janë pa leje. Ne do të zbatojmë ligjin për këto shkelës duke i shembur dhe në bashkëpunim me Prokurorinë do të bëjmë dhe kallzimin penal,-u shpreh Kaja për Gazetën IDEA.

Ai gjithashtu u ka bërë thirrije gjithë qytetarëve që të mos shpenzojnë para për ndërtime nëse nuk kanë marrë më parë lejen e ndërtimit.

Ky problem është ngritur si shqetësim edhe nga Prefekti Shefqet Deliallisi pak ditë më parë, duke kërkuar që të ndërhyet për të mos lejuar vazhdimin e ndërtimit të këtyre objekteve. Ditët e fushatave njerëzit spekulojnë duke përfituar nga tërheqja e vëmendjes tek fushata elektorale duke bërë ndërtime pa leje. Është detyrë e inspektoriateve ndërtimore që t’i evidentojnë dhe të ndërhyjnë energjikisht për ndalimin e këtyre fenomeve. Kjo duhet të bëhet sa më shpejtë në mënyrë që problemi të mos bëhet sa më i madh,- tha vetëm pakë ditë më parë Prefekti i Elbasanit Shefqet Deliallisi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›