E Diel, 1 Nëntor 2026

Diber vritet ne rrethana misterioze nje 48-vjecar

Gjendet i vrare nga i biri dyshohet per gjakmarrje

Vritet ne menyre misterioze nje 48-vjecar nga Rrethi i Dibres dyshohet se shkak eshte bere nje hakmarrje e vjeter. Policia ende nuk ka nje variant zyrtar te ngjarjes dhe po punon per identifikimin dhe ndalimin e autorit te vrasjes.

Vrasja

Ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme ne brigjet e lumit Drini i Zi. Nderkohe qe burimet zyrtare te drejtorise se policise se Dibres kane identifikuar si viktime Bujar Zebin 48-vjec nga fshati Ushtelenxe i Rrethit te Dibres. Nga te njejtat burime mesohet se 48-vjecari ndodhej ne brigjet e Drinit te Zi bashke me te birin rreth 22 vjec. Ate e bir kishin shkuar qysh ne oret e para te mengjesit per te marre rere nga brigjet e lumit sepse ishin duke bere disa punime ne shtepi. Rreth ores 1030 te se shtunes i biri i viktimes eshte shkeputur nga i ati per te shkuar ne shtepi dhe shkarkuar ngarkesen me rere. 48-vjecari ka qendruar ne brigjet e lumit ne pritje te te birit por kur ky i fundit eshte kthyer nuk ka mundur ta gjeje. Ai ka kerkuar gjithandej dhe fillimisht ka pikasur gjurme gjaku. Djali i ka ndjekur dhe ka gjetur te atin pa shenja jete ne mes te nje pellgu gjaku rreth 50 metra nga vendi qe e kishte lene. I biri ka njoftuar menjehere policine dhe drejt vendit te ngjarjes kane udhetuar uniforma te shumta policie. Ata kane bere keqyrjen e vendit te ngjarjes dhe kane mbledhur provat materiale. Blute kane nisur krehjen e zones por pa mundur te bien ne gjurmet e autorit te ngjarjes.

Nderkohe burimet zyrtare te Drejtorise se Policise se Dibres bejne te ditur se fillimisht ne trupin e viktimes jane konstatuar shenja dhune dhe prane vendit te ngjarjes ka qene nje lopate. Kjo ka bere qe fillimisht te mendohej se viktima ishte vrare me mjete te forta. Por pas kryerjes se autopsise mjekoligjore eshte kontestuar se ne trupin e viktimes ndodhej nje plage cka mendohet se ai fillimisht eshte qelluar me lopate dhe me pas eshte qelluar me plumb i cili i ka shkaktuar atij dhe vdekjen e menjehershme.

Hetimet

Nga burimet e Policise se Qarkut Diber mesohet se deri mbremjen vone te se shtunes ende nuk eshte ndaluar autori i ngjarjes. Mesohet se deri pasditen vone te se shtunes jane shoqeruar per ne komisariat 15 persona qe mund te kene dijeni per ngjarjen dhe mund te zbardhin shkaqet e verteta te vrasjes se 48-vjecarit baba i tre femijeve. Por deri ne oret e mbremjes nuk ka pasur asnje te arrestuar dhe policia deklaron se eshte ende duke hetuar per zbardhjen e shkaqeve dhe kapjen e autoreve. Burimet zyrtare te policise se Dibres bejne te ditur se po punohet ne disa pista te mundshme hetimi duke mos perjashtuar as ate te hakmarrjes. Familja e viktimes ka pasur nje hasmeri te vjeter ne fshat cka dyshohet te jete bere shkak per vrasjen e 48-vjecarit ne brigjet e Drinit te Zi.

Fshati Ushtelenxe ndodhet rreth 2 km larg qytetit te Peshkopise dhe ka qene nje fshat problematik per policine sidomos ne trazirat e viteve lsquo97.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›