E Shtunë, 31 Tetor 2026

Puke veteflijohet nga pakujdesia nje 61-vjecar

Rastet Ne Korce nje e moshuar tenton vetevarjen nderkohe nje 41-vjecar eshte vetehelmuar ne kushtet e depresionit

Vetevritet aksidentalisht nje 61-vjecar nga fshati Luf i Komunes Qerret te Pukes. Nderkohe nje e moshuar nga Korca qe ka tentuar vetevrasjen eshte shpetuar ne kohe nga familjaret. Ngjarja e pare ka ndodhur teksa Ndue Boci 61 vjec pastronte ciften ne ambientin e shtepise. Ne nje moment pakujdesie ai ka shkrehur armen dhe sacma e ka prekur ne gjoks duke i shkaktuar nje plage te madhe. Familjaret e kane derguar me urgjence per ne spitalin e Pukes por me gjithe perpjekjet ai ka gjetur vdekjen brenda pak minutash. Nga kryerja e veprimeve hetimore ne vendin e ngjarjes policia e ka klasifikuar ngjarjen si vetevrasje aksidentale te shkaktuar nga pakujdesia e viktimes. Sipas policise viktima Ndue Boci kishte leje per mbajtjen e armes se gjahut dhe prej disa vitesh ushtronte sportin e gjuetise. Nderkohe ne nje fshat te Rrethit te Korces nje e moshuar ka tentuar te vetevaret per shkak te gjendjes se renduar psikologjike qe po kalonte prane vajzes se saj te paralizuar. Policia beri te ditur se 82-vjecarja Resmie Topi nga fshati Poceste i Rrethit te Korces ka tentuar te vetevaret ne banesen e vajzes se saj por eshte shpetuar fale nderhyrjes ne kohe te dy te afermve. E moshuara ka perdorur nje kabull elektrik per ti dhene fund jetes dhe ndersa kishte kryer kete akt dy te rinj qe jane ndodhur ne ate kohe kane nderhyre duke i prere telin dhe duke e derguar per ndihme mjekesore ne spitalin e Korces. Bluzat e bardha deklarojne se 82-vjecarja ndodhet ne gjendje te rende shendetesore. Nderkaq nje 41-vjecar nga fshati Sovjan i Rrethit te Korces i ka dhene fund jetes se tij duke perdorur bar miu. Ardian Dautllari eshte gjendur i pajete ne shtepine e te afermve te tij ne fshatin Sovjan te rrethit te Korces ku kishte perdorur bar miu. Sipas hetimeve te policise 41-vjecari nga fshati Sovjan dhe me banim ne Tirane i ka dhene fund jetes se tij ne kushtet e depresionit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›