E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banesat me kredi të butë, miratohen kriteret

02/11/2009  Si do të përfitojnë familjet elbasanase nga ky vendim. Në dispozicion 200 shtëpi

ELBASAN- Elbasani përfshihet në projektin për strehim nëpërmjet kredisë së butë me interes 3%. Do të jenë rreth 200 apartamente që do të blihen në tregun e lirë nga familjet që do të përzgjidhen nëpërmjet Komisionit të Strehimit një komision që pritet të caktohet në Këshillin Bashkiak si dhe më pas ajo që do të bëjë klasifikimin do të jetë banka kombëtare tregtare e përzgjedhur për projektin nga qeveria. Konfirmimi për përfshirjen e bashkisë ka ardhur vetëm një muaj më parë dhe kërkesat kanë qenë të shumta. Janë gjithsej 1200 kërkesa që presin të shqyrtohen për t’u përfshirë në projektin e strehimit. Sipas specialistëve ka pasur edhe dosje që janë skualifikuar pasi nuk plotësonin kriteret minimale. Pas seleksionimit emrat do të jenë në faqen e internetit të bashkisë si dhe të dhënat e depozituara nga çdo kryefamiljar. Pasi të kalojnë në komisionin e Këshillit Bashkiak do të fillojë faza e dytë e plotësimit të dokumentacionit shoqërues. Pas këtij klasifikimi të gjitha dosjet që do të kalojnë fazat do të kalojnë në bankë, do të jetë kjo e fundit që do të bëjë një skualifikim të ri për shkak të deklarimeve false të pagave apo të personave që nuk e plotësojnë kriterin pagë. Kjo pjesë është shumë e rëndësishme për të fituar një shtëpi dhe që të jetë e mundshme pagesa e përmuajshme. Pagat gjithashtu dhe frymët do të bëjnë të mundur edhe klasifikimin për hapësirën që do të përfitohet. Më pas qytetari do të lidhë kontratën me ndërtuesin dhe të dorëzojë në bankë hipotekën e apartamentit për të përfituar kredinë.

Vendimi

Sapo ka ardhur konfirmimi për përfshirjen në projekt, Këshilli Bashkiak ka shtuar për diskutim kriteret, të cilët janë të bazuar në ligj, por kanë disa shtesa. Për herë të parë në një kategori të veçantë shtohen artistët, mësuesit, punonjësit e rendit, të cilët do të shikohen si një shtresë vulnerabël dhe do të kenë pikësimin e tyre. Në kategoritë e përcaktuara janë gjithashtu edhe pikët korresponduese. Pikët maksimale janë 25. Në blerjen në tregun e lirë janë përfshirë si garsonierat, apartamentet 1+1 dhe 1+2 që do të përfitohen në bazë të kriterit pagë dhe të frymëve. Këshilli Bashkiak në mbledhjen e tij të radhës pasi shqyrtoi materialin e paraqitur nga Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse (zyra e strehimit), dhe Komisionit të Strehimit në Këshillin Bashkiak”, “Mbi miratimin e kritereve për përzgjedhjen e familjeve që do të trajtohen me strehim me kredi të lehtësuara”, bazuar në ligjet përkatëse vendosi të miratojë vendimin dhe t’i hapë rrugë procesit për përfitimin e 196 apartamenteve që do të blihen në tregun e lirë.

KRITERET

Këshilli Bashkiak në mbledhjen e tij të ardhës, pasi shqyrtoi materialin e paraqitur nga Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse (zyra e strehimit), dhe Komisionit të Strehimit në Këshillin Bashkiak”, “Mbi miratimin e kritereve për përzgjedhjen e familjeve që do të trajtohen me strehim me kredi të lehtësuara”, bazuar në ligjet përkatëse, vendosi:

Të miratojë kriteret si më poshtë:

1-Familjet me status të pastrehë kategoria e parë që banojnë në banesat e ish pronarëve, vlerësohen në shkallën e sistemit me pikë me 50 pikë.

2-Ata që jetojnë në:

a- Banesa me qira (nuk futen këtu familjet që banojnë qiramarrës në ish pronë private)

b- Ndajnë një banesë të përbashkët me të afërmit e tyre

c- Banojnë në një banesë nën normat e strehimit të përcaktuara në VKM nr 814

3- Banojnë në banesa në kushte të këqija sanitare ose rrezik shembje, mbi 5 vjet, vlerësohen me 25 pikë

4-Familjet me nevoja të veçanta në një nga kategoritë e mëposhtme:

a- Personat e moshuar në pension që nuk mund të përzgjidhen për qëllim strehimi nga institucionet sociale të përkujdesjes publike

b- Individët e paaftë, të cilët gëzojnë statusin e personave që nuk shikojnë, që i përkasin grupit të parë, invalidët si paraplegjikë, invalidët e punës ose të Luftës së Dytë Botërore

c- Individët që gëzojnë statusin e jetimit nga momenti që lënë jetimoren ose qendrat e përkujdesit deri në moshën 30-vjeçare

d- Kur kanë në ngarkim fëmijë mbi moshën 14 vjeç

Të gjitha këto kategori vlerësohen me 25 pikë

5- Familjet me probleme për përballimin e gjendjes financiare në cilëndo nga kategoritë e mëposhtme:

a- Familje me një prind me fëmijë në ngarkim ku kryefamiljari është i ve ose i divorcuar

b- Familje me më shumëse 4 fëmijë

c- Familjet që kanë katër fëmijë të moshës mbi 14 vjeç

d- Kur kanë mbi dy kurora e lart.

Të gjitha këto kategori fitojnë 25 pikë në sistemin e vlerësimit.

6-Familjet që kanë të drejtë për asistencë në strehim në cilindo nga kategoritë e mëposhtme:

a- Familjet e reja deri në moshën 55 vjeç

b- Kur kanë në ngarkim prindër

c- Familjet që kanë ndryshuar vendbanimet e tyre për arsye punësimi

d- Kritere të tjera prioritare të përcaktuara nga bashkia p.sh një nga pjesëtarët e familjes është artist, mësues, punonjës i rendit dhe plotëson kushtin 1

e- Kur personat kanë mbi 3 fëmijë.

Këto kategori vlerësohen me 25 pikë. Të gjitha shkallët kanë nënshkallë sistemi pikëzimi të detajuar që lëviz nga 0/3eri në 0/10.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›