E Diel, 1 Nëntor 2026

Pensionet, ekspertët e BB-së vijnë këtë javë në Tiranë, pritet rritje moshe

Pensioniste ne radhe per pensionet

Emirjon Senja

Përveç bindjes së qeverisë për të ndërmarrë një reform afatgjate në skemën e pensioneve, e cila do të heqë barrën nga buxheti i shtetit, Banka Botërore si partnere në këtë sipërmarrje, do të duhet ta bindë këtë të fundit edhe për zgjidhje të forta; një ndër to është edhe rritja e moshës së daljes në pension.

Ekspertët e Bankës Botërore pritet që të vijnë në Tiranë deri në fund të kësaj jave për tu konsultuar me qeverinë në lidhje me reformën në skemën e pensioneve dhe moduleve të aplikimit të saj. Mësohet se një ndër opsionet që do të hidhen në tavolinë është edhe mundësia për rritjen sërish të moshës së daljes në pension të shqiptarëve, pas asaj që miratuan socialistët një dekadë më parë. Një skenar i tillë u hodh në qarkullim edhe nga Kryeministri Berisha disa muaj më parë, të cilin u detyrua ta tërhiqte mbrapsht pas reagimit të fortë që shkaktoi në publik. I njëjti skenar është diskutuar edhe gjatë prezantimit të raportit Rritja e artë: Rikthimi i shkëlqimit të Europës, nga kryekonomist i rajonit të Europës dhe Azisë Qendrore, Indermit Gill në mars të këtij viti ku i pranishëm ishte edhe ministri i Financave, Ridvan Bode.

Në skenë janë disa lojtarë, Banka Botërore, qeveria dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Ky i fundit është vetëm organ zbatues i vendimeve dhe strategjive të miratuara nga qeveria. E njëjta gjë është edhe në lidhje me situatën e skemës. Në mënyrë të vazhdueshme, qeveritë i kanë veshur Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe buxhetit të ndarë për të edhe detyrime, të cilat normalisht nuk kanë pse të administrohen nga ky institucion duke rënduar edhe më tepër situatën në kurriz të skemës.

Edhe nëse do të bjerë dakord me sugjerimet e Bankës Botërore, qeveria duhet të përballet kryesisht me faktorët lokal që do të shkaktojë një reform, e cila në thelb do të ketë rritjen e moshës; bëhet fjalë për koston politike që do të ketë një sipërmarrje e tillë. Në vende të tjera të BE-së, ku rritja e moshes ka qenë pjesë e reformave në skemë, si Greqi apo Bullgari, ajo është shoqëruar me kosto politike për partinë në pushtet.

Prandaj edhe organizmat financiare ndërkombëtare bëjnë thirrje për një mbështetje të gjerë politike ndaj kësaj skeme, me qëllim marrjen e përgjegjësisë nga të gjitha palët në mënyrë që reforma të vijojë pavarësisht ndryshimeve në skenën politike.

Reformat në skemat e pensioneve shoqërohen zakonisht me kundërshti në popull për shkak të ndryshimeve radikale që mbartin ato në drejtim të uljes së përfitimeve për grupe të ndryshme apo në rritjen e moshës së daljes në pension. Nëse qeveria do të ndërmarrë një reform me rritje moshe, minimalisht ajo do të jetë e prirur që të kërkojë edhe bekimin e opozitës. Madje Bode, e kërkoi terthorazi këtë mbështetje gjatë prezantimit të buxhetit 2012 në fund të vitit të shkuar në Kuvend.

Por opozita nga ana e saj nuk është e prirur të mbështesë një reform të tillë duke marrë parasysh edhe situatën politikë në vend por për më tepër, koston që mbart një levizje e tillë. Të kontaktuar nga gazeta, deputetë të PS-së, shprehen kategorikisht kundër një mbështetje të tillë ndaj qeverisë, aq më tepër kur nga zgjedhjet elektorale të 2013-ës kanë mbetur pak më shumë se një vit kohë.

Qeveria, plan për rritje 3 vjet të moshës së daljes në pension 

Sipas kryeministrit, i cili është shprehur kohë më parë për këtë çështje, shqiptarët më parë jetonin 70 vjeç, ndërkohë që sot, sipas indeksimit të popullsisë, jetojnë mbi 78 vjeç. Duhet të rishikojmë moshën e pensionit. Asnjë shqiptar nuk është i lumtur qëdelnë pension 65 vjeç. Duan të punojnë, pati deklaruar Berisha. Ndryshimet ligjore nëse hyjnë në fuqi deri në fund të vitit, do të prekin rreth 15 mijë të moshuar përgatitin apo dorëzojnë dokumentet për pension. Ata nuk do ta marrin atë,  do tu duhet të presin të paktën edhe tre vite të tjera për të përfituar pensionin e pleqërisë. Burime pranë Ministrisë së Financave shprehen se mosha e pensionit pritet të rritet të paktën me tre vjet. Sipas përllogaritjeve, me rritjen e moshës së pensionit të paktën me tre vjet, qeveria parashikon të shkurtojë shpenzimet vjetore të skemës me rreth 10 për qind.  . Gjatë këtij viti, buxheti i shtetit do ta subvencionojë skemën me 33 miliardë lekë. Shuma e transferimit nga buxheti i shtetit për këtë vit në skemë është rreth gjashtë miliardë lekë më e madhe se gjatë vitit 2011 duke zgjeruar kështu deficitin e saj. Ndërkaq, skema e pensioneve suplementare i kushton vendit plot 5.4 miliard lekë, nga të cilat vetëm 300 milionë lekë mblidhen nga kontributet, kurse pjesa tjetër mbulohen nga buxheti i shtetit. Pritet që gjatë vitit të ardhshëm të hyjnë në skemë edhe 4 500 pensionistë më shumë nga numri normal i pensionistëve të rinj që hyjnë çdo vite në të duke rritur edhe më tepër shpenzimet.

Shkaqet e reformës

-Deficiti i lartë i skemës

-Shpenzimet e mëdha

-Dekurajimi i të punësuarve për të kontribuuar

-Dyfishimi i pritshëm i numrit të pensionistëve të rinj këtë vit

-Lindshmëria e lartë gjatë viteve të para pas luftës së dytë botërore (dalin në pension gjatë këtyre 3-4 viteve)

Si u rrit mosha dhjetë vite më parë

Kjo nuk është hera e parë që ndërhyhet në skemën e pensioneve. Ndërhyrja më e fundit dhe me radikale ishte ajo e qeverisë socialiste një dekadë më parë, e cila me anë të ndryshimeve ligjore rriti moshën e daljes në pension nga 60 në 65 vjeç për burrat dhe nga 55 në 60 vjeç për gratë. Rritja e moshës u bë me nga 6 muaj për çdo vit për një periudhë 10 vjeçare deri në vitin 2012. Cikli i rritjes së moshës me nga gjashtë muaj, mbaron pikërisht këtë vit. Për këtë shkak, pritet që numri shtesë i pensionistëve të rinj të jetë rreth 4 500, krahas 15 mijë të tjerëve që dalin rregullisht në pension gjatë një viti në Shqipëri. Vitet 2012-2015 përkojnë me daljen në pension të atyre që kanë lindur menjëherë gjatë viteve të pasluftës. Të dhënat demografike tregojnë se në atë periudhë ka pasur rritje të lartë të numrit të lindjeve, çka automatikisht rrit edhe numrin e pensionistëve potencial gjatë 3 viteve të ardhshme.

Nuk është koha për të rritur moshën e daljes në pension

Kosta Bajraba është një njohës i mirë i skemës së pensioneve në Shqipëri. Në një intervistë për gazetën, ai shpjegon se tani nuk është momenti për rritje të moshës së daljes në pension. Ajo që do të shpëtonte skemën është hapja e vendeve të reja të punës nga njëra anë por edhe ngushtimi i punës së zezë nga ana tjetër.

Z.Barjaba, si e vlerësoni skemën aktuale të pensioneve në Shqipëri?

Skema e pensioneve është drejt falimentimit. Të gjitha palët pjesëmarrëse në skemë janë të pakënaqura: Përfituesit(pensionistët) ankohen se pagesat e janë të ulta. Dhe janë realisht të ulta. Kontribuesit ankohen se kontributet janë të larta dhe për punëmarrësit janë në fakt të tilla. Numri i kontribuesve është i ulët dhe raporti midis kontribuesve dhe përfituesve është tepër kritik; 1.05 me 1. Pra, kontribuojnë 1.05 persona në skemë që të përfitojë një person.

Pra skema e pensioneve teorikisht është kontributive, por praktikisht financohet nga buxheti i shtetit. Buxheti po rëndohet dita ditës nga pagesat për fondin e pensioneve, të cilat gjatë pesë viteve të fundit janë dyfishuar.

Qeveria është duke punuar me Bankën Botërore për reformimin e

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›