E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensionet false, 3 ish- punonjëse të ISSH-së në akuzë

Policia e dërgoi dosjet për tri ish- funksionare të sigurimeve shoqërore të akuzuara për tri raste të falsifikimit të dosjeve

TIRANE- Tri ish- punonjëse të Insitutit të Sigurimeve Shëndetësore, janë dërguar nga polcia për ndjekje penale në prokurorinë e rrethit, me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumentee për të nxjerrë pensione invaliditeti dhe pensione të personave të ndryshëm.


Policia pohoi se ka ka provuar tri raste të tillë, ndaj tri ish- punonjëseve. Pensionet e falsifikuara sipas burimeve të policisë në pjesën më të madhe i përkisnin personave të ndryshëm që kërkonin të merrnin pension të parakohshëm për shkak të gjendjes shëndetësore, apo pensione që lidheshin me sëmundje të ndryshme profesionale etj.


Klodiana Basko, 34 vjeçe, Elisabeta Subashi, 55 vjeçe, dhe Liljana Çalamani, 61 vjeçe, të tria banuese në kryeqytet, janë marrë në ndjekje penale nga policia e Tiranës dhe dosja në ngarkim të tyre është dërguar në prokurorinë e Tiranës me akuzën e shpërdorimit të detyrës, me pasoja ekonomike për shtetin. Sipas burimeve, Basko ka qenë në rolin e pranueses së dokumenteve të aplikantëve të ndryshme në sportelet e ISSH.


Ndërkaq, Subashi, ka qenë në rolin e kryetares së degës së përfitimit të pensioneve ndërsa, Liljana Çalamani në rolin e verifikueses së dokumenteve të pranuara. Pas një hetimi disa mujor policia ka mundur të provojë përfshirjen e tri punonjëseve në falsifikimet e dokumenteve. Ish- punonjëset e akuzuara dyshohet se kanë firmosur vendimet për dhënien e pensioneve për të cilat është provuar flasifikimi.


Sipas hetuesve dyshohet se rasti i parë i përket datës 11 shtator të vitit 2005, kur ato kanë përpiluar dokumentacionin përkatës të falsifikuar me synim përfitimin e pensionit në mënyrë të paligjshme të një gruaje, duke lëshuar vendimin për caktimin e pensionit.
Të njëjtën procedurë ato kanë ndjekur edhe me datë 28 korrik të vitit 2000.


Sipas dokumenteve të cilave iu referohet policia tashmë të sekuestruara ato kanë qenë të falsifikuara dhe në këtë mënyrë kanë lëshuar vendimin për caktimin e pensionit, për një grua. Një rast tjetër është zbuluar të jetë kryer sipas burimeve në vitin 2004.


Të tri femrat e hetuara janë thirrur dje në policinë e kryeqytetit ku oficerët e antikrimit ekonomik iu kanë njoftuar marrjen e tyre në cilësinë e personave të akuzuar ndërsa dosja ndaj tyre është përcjellë në prokurorinë e Tiranës që pritet t'i hetojë ato.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›