E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensionet false, policia kontrollon dhe 200 dosje

TIRANE - Arrestimi i kater personave deri me tani, per falsifikim te pensioneve ka bere qe policia te kontrolloje deri me tani, me shume se 200 dosje pensionesh qe dyshohet se jane marre pa te drejte. Kjo gje eshte bere e ditur nje dite me pare nga grupi hetimor. Keta te fundit thane se, te depozituara jane 400 dosje pensionesh, qe dyshohet se jane falsifikuar. Uniformat blu kane bere te ditur gjithashtu se, personat qe kane perfituar pension nga falsifikimi i dokumenteve jane duke u marre ne pyetje nga institucioni i akuzes. Ne kete menyre hetimet ne lidhje me falsifikimin e te pakten 200 pensioneve kane cuar ne mbledhjen e deshmive te perfituesve. Behet fjale per individet, te cilet me ane te falsifikimit te moshes apo te viteve te punes kane marre pension duke shkelur ligjin. Nderkohe qe hetimet kane perfshire edhe ish-punonjes te Sigurimeve Shoqerore, te cilet mendohet se kane favorizuar individe te caktuar per pensionet.

Burime policore thane dje se, dosjet ne fjale u perkasin personave te ndryshem, te cilet mendohet se kane perfituar pension pleqerie permes falsifikimit te dokumenteve zyrtare dhe mashtrimit me vjetersine e punes. Sipas ketyre burimeve, dokumentet shkresore te ketyre dosjeve po i nenshtrohen ekspertizave perkatese, te cilat ne shume raste kane provuar falsifikimin e dokumenteve me qellim perfitimin e pensionit te pleqerise. Nga ana tjeter, te shumta jane edhe seancat e intervistimit qe po realizohen ne prokurori me personat e dyshuar per perfitim pensioni ne menyre te paligjshme. Nderkohe qe, hetimet kane perfshire edhe ish-punonjes te Drejtorise Rajonale te Sigurimeve Shoqerore, te cilet mendohet se kane favorizuar individe te caktuar ne marrjen e pensionit te pleqerise. Per falsifikimin e pensioneve deri me tani jane arrestuar kater persona, Qazim Laci, ish-drejtor i minieres se boksiteve ne Priske, Fatmir Sula dhe Rabie Pupla, ish-punonjes ne kete vend. Pak dite me pas, u arrestua dhe Qamil Caka, qe falsifikonte dokumente pensionesh. Ata u arrestuan gjate operacioneve "Qelia e Hapur, 1 dhe 2". Artan Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›