Pronat, tre ish-zyrtare te tokave bien ne pranga
VLORE - Abuzimet me pronat kane cuar ne pranga dy ish-zyrtare te Komisionit te Kthimit te Pronave ne Vlore, si dhe nje topograf. Operacioni eshte zhvilluar mesditen e djeshme ne qytetin bregdetar, ku jane arrestuar ish-drejtori i kthimit dhe kompensimit te pronave, Genci Panazhaqi, ish-juristin e kesaj drejtorie, Sokol Kucaj dhe specialistin topograf, Fatmir Xhena. Mbi ta rendojne te pakten tre raste te abuzimit me tokat ne qytetin bregdetar. Burime nga Policia e Vlores bene te ditur diten e djeshme se tre ish-zyrtaret jane vene ne pranga nen akuzen e "shperdorimit te detyres", te cilet, per qellime perfitimi, u kishin kthyer pronat personave qe nuk u takonin, duke bere zhvendosje te siperfaqeve te tokave.
DENONCIMI
Hetimet qe kane cuar ne arrestimin e tre ish-zyrtareve kane nisur qe ne shkurt te 2008-es pas denoncimit te bere nga nje person, i cili ka pretenduar se i jane marre pronat pa te drejte. Urdher-arrestet per tre ish-zyrtaret jane leshuar nga Gjykata e Vlores me kerkese te Prokurorise se ketij qyteti. Ne operacion kane marre pjese dhe uniforma blu te Policise se Shtetit, qe kane shkuar ne ndihme te kolegeve vlonjate. Pas hetimeve te kryera nga Prokuroria e Vlores ne tre vendime te komisionit te kthimit te pronave eshte vertetuar se eshte shperdoruar detyra, duke iu kthyer subjekteve te shpronesuara siperfaqe trualli ne menyre te jashteligjshme, duke ndryshuar siperfaqet e trojeve. Keta punonjes kane zhvendosur vendndodhjen e pronave ne mungese te dokumentacioneve ligjore qe verteton pronesine, ne baze te ligjit te kthim kompensimit te pronave. Gjithashtu, ata njekohesisht nuk kane vertetuar gjendjen juridike dhe natyrore te prones. Po keshtu, nuk kane verifikuar dhe percaktuar kufijte e sakte te saj. Hetimet jane ne vazhdim dhe pritet dhe marrja dhe deshmite e te ndaluarve, te cileve neser do t'u caktohet dhe masa e sigurise.
Panazhaqi, ish-kandidat per deputet i PD
Ish-drejtori i kthimit dhe kompensimit te pronave, Genci Panazhaqi, ka qene me pare kandidat per deputet i Partise Demokratike ne qytetin e Vlores, porse nuk fitoi. Ai ka konkurruar ne zgjedhjet e vitit 2005. Pasi nuk fitoi qe te behej deputet i Vlores, Panazhaqi me pas u vu ne detyren qe mbante deri pak kohe me pare, kur u largua, pasi ndaj tij kishte dyshime per abuzime, qe u policia i vertetoi dje, duke e vene ne pranga. Ai kishte kryer nje specializim ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.