E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensionet private, tregurritet 25 për qind në 2013

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } TIRANE - Tregu i pensioneve private u rrit më tej në gjysmën e parë të vitit 2013 me 24.5%. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, totali i aseteve të fondeve private arriti vlerën e 352 milionë lekëve. Ky segment i rëndësishëm i tregut financiar ngelet në përmasa tejet modeste, megjithëse po rritet vazhdimisht në dy vitet e fundit, falë përpjekjeve të investitorëve strategjikë që kontrollojnë tre fondet që veprojnë në treg.

Në pjesën më të madhe, asetet e fondeve private konsistojnë në bono thesari dhe obligacione të qeverisë shqiptare. Investimet në këto instrumente në fund të qershorit kishin vlerën e 325 milionë lekëve, në rritje me 18% që nga fundi i vitit të kaluar. Investimet me rrezik 0 dhe shpenzimet relativisht të ulëta bëjnë që fondet e pensioneve të kenë aktivitet fitimprurës.

Për gjashtë muajt e parë të vitit, fitimi nga investimet kishte vlerën e 9.1 milionë lekëve. Numri total i kontribuesve në fondet private të pensioneve në fund të 6-mujorit 2013 ishte rreth 7,800, në rritje me 7% që nga fundi i vitit të kaluar, por në pjesën më të madhe u takon punonjësve të fondeve.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 29.08.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›