Pensionet ushtaraket Do dalim ne protesta
Ushtaraket kundershtojne VKM-ne qe i ul pensionet Do marrim pjese aktivisht ne protestat e opozites
TIRAN- Ushtaraket reagojne pas vendimit te qeverise per pensionet suplementare. Vendimi i cili sipas tyre ul ndjeshem masen e perfitimit ka ardhur ne nje kohe kur Instituti i Sigurimeve Shoqerore kishte filluar te perllogariste pensionet per secilin aplikues. Sipas ushtarakeve qeveria ka shkelur disa ligje me radhe duke mos u dhene ate qe atyre iu takon.
Ne keto kushte ushtaraket paralajmerojne protesta ne ditet ne vazhdim si dhe mosbindje civile. Pjese e qendrimit te tyre eshte edhe thirrja per mbeshtetjen e protestave te opozites.
Mbeshtesim dhe do marrim pjese aktivisht ne protestat e opozites qe do te zhvillohen per mosnjohjen e metejshme te qeverise aktuale dhe mosbindjen civile ndaj saj - shprehet Shoqata e Ushtarakeve ne Rezerve ne rezoluten e miratuar dje. Po ashtu ushtaraket do ti drejtohen edhe institucioneve te Bashkimit Europian NATO-s dhe OSBE-se duke i vene ato ne dijeni per cka po ndodh me perfitimet e tyre.
Me gjithe perpjekjet disa vjecare te Shoqates per te vendosur raporte bashkepunimi dhe mirekuptimi midis saj dhe qeverise aktuale ne interesin e perbashket kjo e fundit jo vetem qe nuk ka treguar as interesin me minimal por perkundrazi me Aktin e fundit Normativ tregoi se nuk deshiron te kete nje marredhenie te tille dhe se eshte e vendosur ne rrugen e saj per te shkelur deri ne fund te drejtat e ushtarakeve- vijojne ata.
Dy jave me pare qeveria vendosi te nderhyje ne perllogaritjen e mases se perfitimit te pensioneve suplementare duke ulur ate sipas ushtarakeve. Sipas vendimit paga mesatare do te perllogaritet si e tille pasi te jete zhveshur nga te gjitha detyrimet sic jane sigurimet shoqerore ato shendetesore dhe tatimi mbi te ardhurat.