E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohet ligji kasat fiskale kompensohen me parate e bashkive

TIRAN - Kuvendi ka miratuar dje vetem me votat e mazhorances projektligjin e shumedebatuar per taksat vendore. Ky ligj heq nje pjese te madhe te parave nga buxhetet e qeverisjes vendore dhe per kete arsye eshte kundershtuar si nga opozita ashtu edhe nga shoqata e pushtetit vendor.


Permes ketij ligji qeveria u jep kasa fiskale te gjitha bizneseve dhe parate per kete gje i merr nga buxheti i bashkive dhe komunave. Nje tjeter kufizim qe i behet buxhetit te bashkive dhe komunave eshte prekja e taksave per reklamat.


Deputetet e majte akuzuan qeverine se nderhyrja ne sistemin e taksave per njesive vendore ne prag te zgjedhjeve lokale ka qellime klienteliste dhe elektorale. Deputeti Arben Malaj u shpreh se renie e te ardhurave ne bashkite dhe komunat do te sjelle me pak shpenzime per investimet per komunitetin.


Kjo renie e drejtperdrejte e te ardhurave te bashkive dhe te komunave nuk eshte thjesht per bashkite qe drejtohen nga te majtet dhe as nga ata te djathte por ndodh me te gjithe komunat dhe bashkite pra nuk kane deshtuar bashkite per te mbledhur taksat por kane me pak burime financiare gati per te gjitha bashkite.


Reduktimi i te gjitha njesive te drejtperdrejta te njesive vendore ka cenuar funksionimin e funksioneve jetike per te cilat zgjidhen me vote.


Sa me pak fitime aq me pak shpenzime per komunitetin e tyre dhe aq me shume varesi nga qeveria qendrore - theksoi Malaj. Sipas tij zbatimi i politikave fiskale qe perkeqesojne autonomine financiare pikerisht ne prag te zgjedhjeve e ben akoma me te rende per efektet negative ne vendin tone.


Menjehere pas Malajt ka reaguar edhe ministri i Financave i cili deklaroi se qeveria ka trefishuar grantet per pushtetin vendor gjate pese viteve te fundit duke deshmuar se fondet ne drejtim te qeverisjes vendore nuk jane ulur.


Gjate vitit 2005 pushteti vendor ka perfituar nga buxheti i shtetit 350 milione leke ndersa ne vitin 2009 ka marre 1 miliarde e 60 milione leke grande te pakushtezuara - sqaroi ministri.


Per shefin e financave shuma qe eshte parashikuar per tju shperndare pushtetit vendor pa llogaritur taksat vendore eshte 35 miliarde leke. Sipas tij ligji i ri synon mbrojtjen e qytetareve perballe abuzimit te njesive vendore me taksat. Ne do te garantojme mbrojtjen e interesave te qytetareve dhe ajo qe kemi bere ne projektbuxhet eshte pikerisht percaktimi i fondeve per ate qe do te perdoren nga bashkite dhe komunat.


Kjo do te shmange qe te mos ndodhe ajo qe ndodhi me Bashkine e Tiranes qe ne i kaluam me destinacion parate per mirembajtjen e konvikteve te shkollave te mesme por punonjesit nuk u paguan sepse fondet u perdoren ne destinacione te tjera - deklaroi Bode.


Lidhur me taksat per reklamat e bizneseve deputetja Meksi akuzoi mazhorancen per abuzime duke i vendosur takse te njejte te gjitha bizneseve pavaresisht fuqise se tyre.


Ministrja deklaroi se qeveria nuk eshte konsultuar me pare me grupet e interesit dhe se ligji i ri nuk mund te shkoje ne harmoni me reformen e pushtetit lokal qe eshte nje nga problemet kryesore edhe per marreveshjen e stabilizim-asociimit. Sipas Meksit tre jane problemet me kryesore te ketij ligji te hartuar nga qeveria.


Pagesa e takses se kases fiskale dhe zgjidhja pas shume protestash qe erdhi me ate propozim qe koston e kaskes nuk e kane bizneset e vogla por te gjithe qytetaret te cilet do ta paguajne me me pak sherbime qe vendoret do te kene pas kesaj minimizimi te mundesive per ti sherbyer.


Me kete ligj une shikoj nje pozicion te qarte politik te se djathtes ne pushtet qe mbron hapur bizneset qe kane me shume fuqi ekonomike. Duket qarte se jeni ju qe e keni rritur taksen e cila rritet gati 20 here me shume - tha deputetja socialiste Meksi.


Ligji


Ligji i ri i heq nje pjese te madhe te parave qeverisjes vendore. Qeveria iu jep kasa fiskale te gjitha bizneseve dhe parate per kete gje i merr nga buxheti i bashkive dhe komunave. Nje tjeter kufizim qe i behet buxhetit te bashkive dhe komunave eshte prekja e taksave per reklamat. Projektligji rimburson me parate e pushtetit vendor edhe taksimetrat e taksive.


Perplasja


Kreu i komisionit te Ekonomise Edmond Spaho dhe deputeti socialist Ilir Beqja replikuan ne distance me njeri-tjetrin per ligjin e ri per sistemin e taksave vendore. Deputeti Spaho akuzoi bashkite e majta se nuk vjelin te ardhurat per shkak te lidhjeve me bizneset. Ne kete moment ka nderhyre deputeti Beqja i cili i kerkoi kolegut te tij demokrat qe ne bashki ka edhe ministra te cilet nuk kane paguar taksat vendore.


Ligji i ri cfare u rimbursohet bizneseve


Ligji i ri parashikon rimbursim deri ne 44 mije leke te kasave fiskale per bizneset e vogla si dhe kthim te parave per ata qe e kane marre tashme kasen.


Pjese e ndryshimeve do te jete edhe rimbursimi i kostos se taksimetrit per taksite deri ne shumen e 30 mije lekeve. Sipas ligjit bizneset e vogla detyrohen qe te leshojne kuponin tatimor per cdo shitje. Per sa i perket bizneseve qe nuk jane te detyruara te leshojne kupon tatimor parashikohet leshimi i nje deftese tatimore.


Pritet nje vendim i mevonshem i qeverise ne te cilin do te percaktohet forma e defteses tatimore si dhe menyra se si do te jepet ajo. Rimbursimi ka qene nje kerkese e vazhdueshme e bizneseve te cilat arriten qe ta zgjidhin vetem fale protestave te zhvilluara ne kryeqytet.


Por edhe pse qeveria zgjidhi problemin me bizneset hyri ne konflikt te hapur me njesite vendore. Kreret e njesive vendore e akuzojne qeverine se cenon autonomine vendore per taksat. Duke qene se pjesa me e madhe e taksave paguhet prane njesive vendore nga rimbursimi i premtuar nga qeveria preket buxheti i bashkive dhe i komunave duke ulur ndjeshem fuqine e ketyre njesive per te realizuar investime ne zonat e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›