E Diel, 1 Nëntor 2026

Pensionet, ushtarakët në rezervë takohen me Totozanin

Shoqata e ushtarakëve në rezervë ka kërkuar ndërhyjen e Avokatit të Popullit për ti drejtuar Gjykatës Kushtetuese për problemet e tyre siç është ai i uljes e pensioneve suplementare dhe rritja e kontributit të tyre. Për këto pakënaqësi ushtarakët në revervë përveçse Gjykatës Kushtetuese do ti drejtohen edhe institucioneve europiane.
 

"Nëse ishte e mundur, institucioni i Avokatit të Popullit së bashku me Shoqatën kombëtare të Ushtarakëve në Rezervë t`i drejtoheshin Gjykatës Kushtetuese, të cilës t`i kërkojnë të kontrollojë zbatimin të dy vendimeve të saj nga organet përkatëse të ekzekutivit" theksoi Mehdi Pogace, shoqata e ushtarakëve rezervë.
 

Ndërsa Avokati i Popullit Igli Totozani tha se institucioni i tij është për ti shërbyer shoqërisë për gjetjen e zgjidhjeve për problemet me të cilat ndeshen.
 

"Kjo gjë tregon që keni besim tek institucioni ynë dhe tek aktiviteti i tij në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve, lirive dhe interesave të tyre legjitime. Unë do dëshiroja të dëgjoja gjithë problematikën që ju keni dhe ju siguroj që institucioni i Avokatit të Popullit, si në çdo rast tjetër është një institucion kushtetues, i pavarur. Institucion, i cili do të ushtrojë të gjitha kompetencat e tij për të synuar ndërmjetësimin, zgjidhjen, trajtimin e problematikave që shqetësojnë anëtarësinë e shoqatës suaj"- u shpreh Igli Totozani.
 

Avokati i Popullit tha se do të mbështesë kërkesat e ushtarakëve në rezervë të dalë në pension ku me ndryshimet e bëra në ligj, pensioni tyre është ulur me 24.5%.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›