Pensioni suplementar për deputetët, në moshën 55 vjeçare
PRISHTINE-Pa debate parlamentarët, pothuajse njëzëri, kanë vendosur që pensioni suplementar për deputetë të jetë mosha 55-vjeçare dhe jo 50, ashtu siç parashikohej me Ligjin për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetëve. Keshtu shkruan sot Koha Ditore.
Ky ndryshim i nenit 22 të Ligjit për deputetët, sipas deputetit të PDK-së, Bahri Hyseni, po bëhet për shkak se gjatë shqyrtimit të këtij ligji të shumëkritikuar nga shoqëria civile, është përvjedhur një gabim teknik që në fazat e mëhershme.
Vetëm deputeti i pavarur, Driton Tali, ka kundërshtuar që deputetët të jenë të privilegjuar me ketë pensionim suplementar.
Nga ana tjetër, ka reaguar shoqëria civile, sipas së cilës, ndryshimi i nenit 21 në Ligjin për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetëve është në kundërshtim me Rregulloren e Punës së Kuvendit dhe sërish kanë kërkuar nga kryetari Fatmir Sejdiu që të mos e dekretojë atë ligj. Valmir Ismaili, nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka thënë se deklaratat e mëhershme të kryeparlamentarit Krasniqi dhe e deputetit Bahri Hyseni, të cilët ishin në favor të miratimit të Ligjit për pension suplementar, janë në kundërshtim me atë që është thënë gjatë seancës së sotme në Kuvend.
(d.b/BalkanWeb)