E Diel, 1 Nëntor 2026

Pensionistët nga Janari marrin rritjen e dytë, mbesin të pakënaqur

Rreth 34 mijë e 720 pensionistë kontributpagues të Kosovë, nga ky muaj do të marrin, pensione prej 112 eurosh.

Por, përfaqësues të pensionistëve thonë se me gjithë rritjen, ky pension nuk i mbulon as nevojat elementare për jetesë, raporton gazeta JNK.

Sindikata e Pavarur e Pensionistëve insiston që pensioni bazë të jetë 60 për qind e rrogës mesatare të një punonjësi të shërbimeve publike, që i bie rreth 275 euro.

Në Ministrinë e Punës thonë se nuk ka mundësi të ketë rritje tjetër. Ligji i miratuar në lexim të parë në tetor 2012, nuk dihet kur do të kthehet në Parlament./Indeksonlie/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›