E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekonomia 2011 shtysat dhe risqet

Investimet publike, rigjallërimi i bizneseve si dhe rritja e kredimitimit pritet që të jenë disa prej shtysave të ekonomisë gjatë këtij viti. Për Alsat, ekspertë të ekonomisë thonë se efektet pozitive gjatë këtij vitit do të jenë të pranishme dhe më të shumta se në 2010.

“Pritshmëritë janë pozitive. Kjo vjen për shkak të faktit që viti 2010 ishte një vit elektoral. Teorikisht në vitet elektorale qeveritë në përgjithësi në mbarë botën rrisin shpenzimet publike dhe kjo sjell një rigjallërim të ekonomisë. Do të kemi një 6- mujor të parë kur ekonomia do të fillojë të funksionojë në kushte normale, biznesi do të fillojë të qarkullojë likuiditete” thotë Artan Gjergji, president i Fondacionit për Liri Ekonomike.

Por disa risqe do të jenë të pranishme. Si në tregjet ndërkombëtare ashtu dhe në Shqipëri mund të ketë efekte frenuese për zhvillimin e ekonomisë.

“Në sfond është frika se mund të kemi kriza të përsëritura të disa vendeve të BE, siç janë Spanja dhe Portugalia. Megjithatë asnjëherë efekti i këtyre dy vendeve nuk do jetë i njëjtë me krizën e Greqisë apo më vonë me krizën e Irlandës” thotë Gjergji.

Rritja reale e Prodhimit të Brendshëm Bruto gjatë vitit 2010, sipas ministrisë së Financave ishte 4.1, për këtë vit parashikimet janë për rreth 5.5 për qind.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›