Dyfytyresia jone ndaj NATO-s dhe SHBA-ve
Njeriu i cili ka permendur per here te pare perfshirjen e djalit te kryeministrit shqiptar Sali Berisha ne aferen e trafikimit te armeve kineze nga Shqiperia ne Afganistan per llogari te ushtrise amerikane nderkohe qe nje gje e tille eshte e ndaluar nga ligjet amerikane u denua dje me kater vite burg nderkohe qe duhet te prese daten 25 janar per te mesuar nje denim per nje akuze tjeter.
Efraim Diveroli u be i njohur ne Shqiperi pasi Kosta Trebicka publikoi disa kaseta ku ai degjohet qarte te akuzoje djalin e kryeministrit Berisha se ka qene i perfshire permes njerezve te tij ne kete biznes i cili zhvillohej paralelisht me historine e demontimit te armeve ne Gerdec.
Ne mbrojtjen publike qe zoti Berisha ka bere per kete rast ka perdorur dy argumente. Se pari karakterin sipas tij te dobet te Efraim Diverolit i cili paskesh si metode korruptive dhe perdorimin e prostitutave qofte dhe ndaj djalit te kryeministrit dhe se dyti faktin qe Kosta Trebicka vete personalisht nuk ia ka thene ne takimin qe ka bere me Shkelzen Beirshen kete fakt.
Tashme qe gjyqi ndaj Diverolit po shkon drejt fundit drejtesia amerikane nuk e ka denuar Diverolin as per veset e tij per femra dhe as per lidhjet e tij me njerezit qe i mundesuan kete trafik ne dem te ushtrise amerikane. Diveroli po denohet per shkelje te ligjeve amerikane ne kete histori trafiku duke e konsideruar palen shqiptare partnere ne kete krim por duke qene se eshte jashte juridiksionit te SHBA-ve ngelet e padenuar.
Problemi qe drejtesia shqiptare ne kete rast duhet te hetoje dhe te gjykoje pas marrjes se vendimit nga drejtesia amerikane eshte se cili eshte mekanizmi qe ka mundesuar kete krim te trafikimit te armeve nga pala shqiptare
Shpjegimi qe japin zyrtaret tane se nuk eshte krim te shesesh arme kineze dhe qe nuk kishin dijeni per ligjet amerikane nuk qendron pasi faturimi i mallit nga dogana shqiptare nuk eshte bere si mall kinez por i ndryshuar si produkt shqiptar.
Pra ose zyrtare te Ministrise se Mbrojtjes kane marre pjese te vetedijshem ne kete trafik duke marre siguri politike ose grupi i njerezve te Shkelzen Berishes me ne krye baxhanakun e Sali Berishes dhe disa njerez te afert te Rrahman Selmanllarit kane qene ata qe kane bashkepunuar ne kete trafik duke qene pjese e kompanise qe punonte dhe ne disa pune speciale ne Gerdec dhe ne procesin e ripaketimit nga i cili zbuan me dhune dhe kercenime te ndjerin Kosta Trebicka.
I ndjeri Trebicka iku duke marre te vertetat me vete duke hyre ne spiralen e karotes dhe shkopit me Familjen Berisha. Ai denoncoi shumicen e trafikut dhe pastaj tentoi deri ne fund te jetes se tij te bente biznes me deshmine e tij mbi njerezit qe kishin thirrur Diverolin ne nje apartament ne Tirane dhe i kishin bere presion te largonte Trebicken.
Nderkohe qe i ndjeri po perpiqej te menaxhonte nje sekret qe te vret Familja ne pushtet nisi te sillet mire me bizneset e tij duke perfshire gruan e tij ne nje biznes universiteti me gruan e Ministrit te Brendshem Bujar Nishani i cili vrapoi ta ngushellonte i pari partneren e gruas se tij pasi u mor vesh se burri i saj ishte vrare. I ndjeri Trebicka iku duke e marre te verteten me vete duke vepruar si nje njeri i zakonshem qe tundohej nga ideja e rimarrjes se ketij biznesi permes mbeshtetjes politike.
Por drejtesia shqiptare nuk ka pse rri menjane kesaj historie sidomos tani qe drejtesia amerikane ka provuar krimin. Ekzistojne borderote e punes nga pala shqiptare se kush e ka bere ripaketimin ekzistojne deshmi dhe ndoshta dhe pamje se kush ishin njerezit qe bashkonin Gerdecin me trafikun nga Rinasi ekzistojne dokumente doganore dhe financiare per perfituesit e ketij biznesi ndaj dhe hetimi eshte shume i thjeshte.
Shqiptaret duan te dine ne rruge zyrtare kush ia mundesoi trafikun ketij biznesmeni amerikan i cili duke u bere pale me trafikantet shqiptare ne te vertete rrezikonte jeten e ushtareve amerikane ne Afganistan te cileve sic pershkruan Chris Chivers kallashnikovet nuk u shkrepnin plumbat.
Duke qene se tani jemi dhe vend i NATO-s hetimi i ketij krimi i jep me shume kuptim anetaresise sone ne organizaten me te madhe ushtarake brenda se ciles ne ende nuk kemi dhene asnje kontribut real dhe nuk kemi kapitalizuar asgje prej anetaresimit ne te.
Nese drejtesia jone nuk eshte ne gjendje ti tregoje SHBA-ve dhe NATO-s me fakte se cilet ishin shqiptaret qe bashkepunuan me trafikantin amerikan atehere ajo ben pale qeverine Berisha me kete trafikant duke na ekspozuar si nje shoqeri me dy fytyra ne raport me ta. Nese e heton ndoshta na e lehteson pak imazhin se mund te nxjerre vetem djalin e Sali Berishes.