E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pentagoni: Irani përpunoi raketa që mund të godasin Ev. Lindore

SHKUP- Irani përpunoi raketa balistike, të cilat munden të godasin caqe në Lindjen e Afërt dhe në Evropën Lindore, paralajmëron Pentagoni në raportin e djeshëm të publikuar të programit amerikan për mbrojtje antiraketore."Irani paraqet rrezik të madh për interesat e SHBA-së në rajon dhe për aleatët amerikanë", theksohet në dokument.Sipas raportit raketat e përpunuara nga Irani mund t'i sulmojnë forcat ushtarake amerikane, aleatët e tyre dhe partnerët e SHBA-së në Lindjen e Afërt dhe në Evropën Lindore. shkruan sot agjencia maqedonase e lajmeve MIA. Përveç Iranit, sipas dokumentit, rrezik për rajonin paraqet edhe Siria, sepse ajo disponon me disa qindra raketa "Skad" dhe raketa balistike me veprim të shkurtër SS-21.Sipas Pentagonit raketat siriane mund të arrijnë caqe në territoret e Izraelit, Irakut, Jordanisë dhe Turqisë.(mia/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›